Kriza, PD kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar për energjinë: Të përmirësojmë legjislacionin dhe mbikëqyrim masat e qeverisë

Kriza, PD kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar për energjinë: Të përmirësojmë legjislacionin dhe mbikëqyrim masat e qeverisë

Partia Demokratike ka dërguar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një komisioni parlamentar për çështjet e Energjisë dhe Aksionit për Klimën. Përmes këtij komisioni, PD kërkon që të përmirësohet legjislacioni dhe të mbikëqyren politikat dhe masat e qeverisë  lidhur me krizën kur çmimet e energjisë elektrike dhe të karburanteve po kërcënojnë gjithnjë e më shumë jetesën dhe mirëqenien e qytetarëve.

PD kërkon që të intensifikohen përpjekjet për përmirësimin e legjislacionit dhe ndërmarrjen e politikave që nxisin transformimin nga energjitë e lëndëve fosile drejt energjive të pastra.

Kërkesa e PD-së drejtuar Kuvendit

Shqipëria ndodhet në prag të një krize të rëndë energjetike për një sërë arsyesh, ku përmendim si mungesën e politikave favorizuese për nxitjen e investimeve dhe rritjen e prodhimit vendas të energjisë, veçanërisht asaj të ripërtëritshme, ashtu dhe me situatën ndërkombëtare me çmimet e larta të energjisë, si pasojë edhe e luftës në Ukrainë.

Shqipëria është nënshkruese e konventave ndërkombëtare për zhvillimin e aksionit për parandalimin e ndryshimeve klimatike që kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit dhe në mënyrë sistematike duhet të përmbushë realizimin e kontributeve kombëtare të pikësynuara.

Dëshirojmë të sjellim në vëmendje, se aktualisht, parlamentet dhe qeveritë në mbarë botën, e veçanërisht në Europë, po intensifikojnë përpjekjet për përmirësimin e legjislacionit dhe ndërmarrjen e politikave që nxisin transformimin nga energjitë e lëndëve fosile drejt energjive të pastra për tu përballur me sfidat kombëtare të sigurisë energjetike dhe ato globale të ndryshimit të klimës.

Mbi këtë bazë, mendojmë se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni kryesor i demokracisë, duhet të shumëfishojë iniciativat në çështjet e energjisë dhe aksionit për klimën, për përmirësimin e legjislacionit, mbikëqyrjen e politikave dhe masave të qeverisë dhe nxitjen e bashkëpunimit me shoqërinë civile, organizatat e biznesit, grupet e interesit dhe gjithë aktorët e përfshirë.

Për këtë qëllim, si anëtarë të kuvendit, propozojmë si hap të parë, ngritjen e një Komisioni për çështjet e Energjisë dhe Aksionit për Klimën, në rrethanat kur çmimet e energjisë elektrike dhe të karburanteve po kërcënojnë gjithnjë e më shumë jetesën dhe mirëqenien e qytetarëve, ekzistencën e bizneseve dhe ecurinë e ekonomisë kombëtare.

Një komision i tillë do ishte i domosdoshëm për të nxitur debatin për Planin Kombëtar të Energjisë e Klimës dhe rritjen e sigurisë energjetike të vendit, zhvillimin me përparësi të legjislacionit e politikave afatgjata për energjitë e ripërtëritshme dhe diversifikimin e tyre, finalizimin e tregut të integruar të energjisë, nxitjen e masave për efiçencë të energjisë, dekarbonizimin dhe rritjen e ekonomisë së gjelbër, etj.

Nisur sa më sipër, besojmë të nderuar kolegë, që pavarësisht përkatësisë partiake, ju do ti bashkoheni propozimit tonë për të punuar sa më shpejt për ngritjen e Komisionit për Energjinë dhe Aksionit për Klimën, për të dhënë kontributin tonë si parlamentare, në përballjen me një nga situatat më të vështira me të cilën po ndeshet vendi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë