Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur të mërkurën se është i gatshëm t’i dërgojë gaz Bashkimit Europian, teksa ka nënkuptuar se kjo gjë do të varet nga qëndrimi që unioni do të mbajë ndaj vendit të tij.
“Rusia është e gatshme të furnizojë Evropën me vëllime të tjera gazi në vjeshtë-dimër, por kjo gjë varet nga qëndrimi i BE-së. Moska është e gatshme t’iu çojë gaz përmes linjës Nord Stream 2”, deklaroi Vladimir Putin, i cituar nga agjencitë ruse.
Gjithashtu, Putini shtoi se Moska është e gatshme ta dërgojë gazin nëpërmjet tubacionit të Nord Stream 2, pavarësisht se ai nuk u aktivizua pas nisjes së sulmit ushtarak mbi Ukrainën.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Miratohet me 143 vota rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së! Nesër samiti Putin-Erdogan











