Kriza energjitike dhe hapat e përbashkët që do të ndërmerren në përballimin e situatës për dimrin që po vjen përpara, ka qenë kjo tema kryesore për të cilën ka diskutuar liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në një video-konferencë, kjo në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” .
Kryeministri Edi Rama, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe presidenti Aleksandër Vuçiç gjatë telefonatës kanë biseduar po ashtu dhe në lidhje me samitin e radhës të Procesit të Berlinit.
Lajmi u bë i ditur nga presidenti serb, i cili ndau dhe disa foto në llogarinë e tij në Instagram. Kur është fjala për Ballkanin e Hapur, Vuçiç thotë se kjo nismë do të thotë “paqe, prosperitet”.
“Kam biseduar me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe për takimin e ardhshëm në kuadër të procesit të Berlinit. Një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, shkruan Vuçiç.
Po ashtu, dhe Kryeministri Kovaçevski ka ndarë në Facebook disa foto gjatë viedo-konferencës ndërsa shkruan se ishte një takim koordinues përpara samitit të Berlinit duke diskutuar nga përvoja pozitive e “Ballkanit të Hapur”
“Sot me liderët e Open Balkan, Presidentin e Serbisë Aleksandar Vučić dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në një takim koordinues përpara samitit të Berlinit diskutuam të gjitha përvojat pozitive nga Open Balkan. Open Balkan tashmë prodhon rezultate konkrete për kompanitë dhe qytetarët, dhe mobilizon administratën për progres të përbashkët të rajonit. Me bashkëpunim dhe komunikim të mirë me fqinjët, do të kalohet më lehtë ky dimër i vështirë dhe krizë”, shkruan Kovaçevski në Facebook.


-
Mendova se pas vjeshtes do kishim pranvere po ky e tha tamam, dimer i sigurte or teeeejjjjj
Përgjigju -
Plasen komentet e sufllaqeve ???????? qr ku ka perfunduar ky vend . Ne dore te servilave dhe patronazhistave .
Përgjigju -
Ju falenderojme per keto takime qe ju beni cdo dite ne vendin tone .Me ju do e kalojme dhe dimrin normal pa veshtiresii
Përgjigju -
Po merrni masa paraprakisht qe dimri mos te na gjeje te papergatitur
Përgjigju -
Ja pra me keto bashkebisedime jemi te sigurt qe do ta kalojme dhe dimrin pa veshtiresi
Përgjigju -
kjo eshte fryti i marredhenieve te mira!urime per kete takim
Përgjigju -
Kam besim se i sigurt do te jete dimri dhe do te jete arritur nje zgjidhje e mesme per te gjithe
Përgjigju -
pse ca do bej do ngjoj keto qent qe lehin apo do eci perpara si thoni ju
Përgjigju -
Keshtu ka lezet te behen takime per te siguaruar qe te mos prekemi shume nga kjo lufte
Përgjigju -
punon ai o shoku im nuk rri kot tu ngrof vezet si berisha me meten
Përgjigju -
ishalla ta zgjidhim do e kishim shume per nder
Përgjigju -
ishalla ta zgjidhim kete problemin e energjis se eshte shume shqetesues
Përgjigju -
sa me afer aq me te sigur jemi
Përgjigju -
Duhet me punue shume o shok se na pret nje dimer i veshtire mesa kam lexu
Përgjigju











Komente
Komento