Kriza financiare, bie me 8.4 %
numri i udhëtarëve në Rinas
Numri i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) pësoi një rënie me 8.4 për qind në vitin 2012. Kjo është rënia e parë vjetore në trafikun e pasagjerëve të regjistruar në aeroport si pasojë e krizës në fushën e fluturimeve apo të bizneseve në eurozonë, thonë zyrtarët e aeroportit.
TIRANE - Numri i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) pësoi një rënie me 8.4 për qind në vitin 2012. Kjo është rënia e parë vjetore në trafikun e pasagjerëve të regjistruar në aeroport si pasojë e krizës në fushën e fluturimeve apo të bizneseve në eurozonë, thonë zyrtarët e aeroportit.
Vitin e kaluar, 1.665.331 pasagjerë fluturuan nga TIA në krahasim me 1.817.073 pasagjerë në vitin 2011.
Ndërkohë, lëvizjet e trafikut ajror (ATM-të) ranë me 10,7 përqind në krahasim me vitin 2011, ndërkohë që dërgesa e mallrave, një tregues i cili monitoron shëndetin e ekonomisë, ra me 14.9 për qind.
"Duhet theksuar se viti 2011 ishte një vit i veçantë, kryesisht për shkak të rritjes në shifrat e pasagjerëve pas liberalizimit të vizave. Ne kemi qenë të vetëdijshëm se një rritje e tillë nuk do të mund të përsëritej në vitin 2012”, tha Znj Andrea Gebbeken, Drejtoresha Ekzekutive e TIA-s.
"Krahasuar me vitin 2010 - viti që parapriu vitin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave - ne kemi parë një rritje prej 8 për qind", shtoi ajo.
Në vitin 2012, linjat ajrore që kanë transportuar më shumë pasagjerë nga dhe për në Tiranë kanë qenë Belle Air (50.1%), Alitalia (9.6%), Air One (9.6%), Austrian Airlines (8.1%) dhe Turkish Airlines (5.5%). Aktualisht, dymbëdhjetë linja ajrore fluturojnë për dhe nga TIA, që lidh kryeqytetin shqiptar direkt me 32 destinacione. Pikat më të frekuentuara si destinacion përfundimtar ose transferimi mbeten Roma, Milano, Vjena, Londra dhe Piza.
"Pavarësisht numrit të pasagjerëve në ndryshim, ne mbetemi pozitivë për arritjet e deritanishme të aeroportit, dhe për arritjet që pritet të vijnë. Ne mbetemi të angazhuar në sigurimin e standardeve më të larta për pasagjerët tanë dhe të një mjedisi të shëndetshëm për të gjithë ata që fluturojnë përmes aeroportit tonë apo për ata që jetojnë këtu pranë", tha zonja Gebbeken.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34