Burime të mediave të ndryshme evropiane bëjnë të ditur se nëse dështon arritja e një marrëveshje në takimin mes liderëve evropianë, atëherë do të propozohet një dalje përkohshme e Greqisë nga zona euro. 

Ka zgjatur vetëm 20 minuta mbledhja e Eurogruop për çështjen e krizës greke, ku mesa duket është arritur në një marrëveshje, detajet e së cilës nuk bëhen të ditura. Kanë qenë ministri finlandez i Financave, Alexander Stubb dhe kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem ata që njoftojnë se është arritur një progres drejt zgjedhjes së çështjes.

Të dy kanë bërë të ditur se propozimet konkrete i kanë kaluar Eurosamitit, ku do të vendosin krerët e sheteteve të BE-së nëse do të ketë ose jo në marrëveshje.

Ora 00:30 Merkel mes dy ‘zjarreve’, FMN kërkon qeveri teknike 
E ndërsa bisedimet në Bruksel mes palëve vazhdojnë me intensitet të lartë,mediat gjermane, konkretisht prestigjiozja ‘Bild’ shkruan se Eurogrupi ka humbur besimin te Tsipras dhe FMN kërkon një qeveri teknike nga Athina për të vazhduar planin e ringjrtjes ekonomike.

Eurogrupi nuk firmos për planin e shpëtimit dhe likuiditetin e bankave, pasi ka humbur besimin e Tsipras edhe pse ky i fundit bëri hapin e parë duke larguar nga kabineti ministrin e Financave Varufakis. Ndërsa BBC shkon më tej duke nxjerrë edhe emrin e parë të personit që mund të drejtojë qeverinë teknike në Greqi.

Greku i vetëm tek i cili Eurogrupi ka besim për momentin është vetëm Lucas Papademos. BBC shkruanmë tej se kancelaria Merkel ndodhet mes dy ‘zjarreve’ presionit nga Franca për të mbështetur Greqinë dhe kundërshtimit të ministrit të saj të Financave, Wolfgang Schaeuble, që është kundër Athinës.


Ora 21:02 Eurogrup: Ja 12 pikat që Parlamenti grek duhet të plotësojë
E ndërsa gjithmonë e më tepër aludohet për një dalje të Greqisë nga zona Euro, është publikuar një listë prej 12 masash e reformash që Greqia do të duhet të aprovojë nëse do të arrihet në një akord. 

1. Rritja e TVSH
2. Zgjerimi i bazës tatimore
3. Qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve
4. Krijimi i Kodit të Procedurës Civile
5. Sigurimi i pavarësisë ligjore të ELSTAT
6. Zbatimi i plotë i shkurtimeve automatike të shpenzimeve
7. Krijimi i Bankës së Rimëkëmbjes dhe të miratohet direktiva
8. Privatizimi i rrjetit të transmisionit të energjisë elektrike
9. Veprimi i vendosur për kreditë me probleme
10. Privatizim të agjencisë së pavarur HRADF
11. Depolitizimi i administratës greke
12. Rikthimi i institucionit të Trojkës në Athinë

Ora 19:00 Mediat: Nëse s'ka marrëveshje 'Grexit' të përkohshëm 
Burime të mediave të ndryshme evropiane bëjnë të ditur se nëse dështon arritja e një marrëveshje në takimin mes liderëve evropianë, atëherë do të propozohet një dalje përkohshme e Greqisë nga zona euro. 

Ora 18:35 Eurogrupi: Të nevojshme janë 86 miliardë euro
Eurogrupi ka marrë parasysh një program të mundshëm për "nevojat financiare ndërmjet 82-86 mld vlerësuar nga teknikë", por i bën thirrje "institucioneve për të zvogëluar këtë shumë  nëpërmjet ndërhyrjeve të tjera." Nevojat financiare të Athinës janë vlerësuar në 7 miliard brenda  20 korrikut dhe 5 miliardë të tjera rreth mesit të muajit gusht. Kështu është shkruar në dokumentin e Eurogrupit që i është dorëzuar liderëve të BE-së.

Ora 17:20 Schulz: Sot arrijmë në një marrëveshje
Presidenti i PE, Martin Schulz deklaron me bindje se sot do të arrihet një marrëveshje mbi strukturën e fondit. Sipas tij fondi që duhet transferuar për të shpëtuar Greqinë arrin deri në vlerat e 50 miliardë Eurove. 

Ora 16:30 Mblidhet samiti i liderëve të Eurozonës, diskutohen pikat e fundit
Pas përfundimit të takimit të ministrave të financave të Bashkimit Evropian, ka nisur mbledhje i liderëve ku pritet të vendosin edhe për zgjidhjen përfundimtare.

Ora 16:25 Dijsselbloem: Kemi bërë një rrugë të gjatë. Ka ende çështje për t’u zgjidhur
"Ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Ka ende çështje për t’u zgjidhur. Do të informojmë udhëheqësit, ata vendosin.Ende çështje të mëdha që kërkojnë zgjidhje."-tha kreu i Eurogrup, Dijsselbloem 

Ora 16:20 Aleksandër Stubb: Ne kemi bërë shumë progres, e diskutojnë liderët
Ministri Finlandez i financave Aleksandër Stubb u shpreh se "Ne kemi bërë shumë progres dhe jemi në gjendje të hartojë një propozim shumë ambicioz. Do raportojmë te krerët e shteteve dhe qeverive për ta diskutuar propozimin."

Ora 15:40 Merkel: Jo marrëveshje me çdo kosto
Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se nuk do të ketë një marrëveshje me çfarëdolloj çmimi për të shpëtuar Greqinë, pasi mbërriti sot në mbledhjen e krerëve të shteteve dhe qeverive të eurozonës në Bruksel.

"Vlera më e rëndësishme, besimi dhe besueshmëria janë humbur ndaj Athinës", shtoi kancelarja gjermane që theksoi se do të ketë negociata të ashpra.

Ora 15:30 Hollande: Franca, gjithçka që sot të kemi marrëveshje
Presidenti francez, Francois Hollande vijon të këmbëngulë për marrëveshje me Greqinë duke kërkuar solidaritet për shtetin helen

"Franca, gjithçka që sot të kemi marrëveshje. Evropa të tregojë solidaritet me Greqinë. Shteti helen do qëndrojë brenda Eurozonës, s’do diskutohet dalja."- u shpreh Hollande.

Ora 15:25 Tsipras: Nëse do BE, sot arrihet marrëveshja
“Nëse do BE, sot arrihet marrëveshja”- ka deklaruar kryeministri grek Aleksis Tsipras, në pritje të mbledhje të Eurogrup, ku pritet të vendoset edhe e ardhmja e Greqisë.

“Unë jam i gatshëm për një kompromis të ndershëm.Borxh popujve që e duan Evropën e bashkuar, jo të ndarë.”- shtoi më tej Tsipras.

Ora 15:00 Reuters publikon një pjesë të draftit të Eurogrup për masat ndaj Greqisë.
-Qeveria të nxjerrë ligje për pavarësinë e Këshillit Fiskal
-Qeveria të nxjerrë ligje për liberalizimin e profesioneve të mbyllura
-Qeveria greke të bëjë ligj që dyqanet të jenë hapur edhe të dielën
-Qeveria greke të ulë pensionet
-Të bëhen reforma për ilaçet që jepen pa recetë
-Prodhimi i Brendshëm Bruto i Greqisë të shkojë 3.5% deri në 2018

Ora 14:10 Anulohet samiti i BE, Eurogrup  mblidhet në 16:00 për Greqinë
Presidenti i këshillit në BE Donald Tusk, ka shtyrë takimin që pritej të mbahej në orën 11:00 mes Greqisë dhe ministrave të BE. Tusk me anë të një statusi në llogarinë e tij në Twitter ka bërë me dije se mbledhja do të fillojë në orën 16:00 dhe do të zgjasë derisa të gjendet një zgjidhje e përbashkët për krizën greke.
 
Reuters publikon një pjesë të draftit të Eurogrup për masat ndaj Greqisë, ku qeveria duhet të nxjerrë ligje për pavarësinë e Këshillit Fiskal, të nxjerrë ligje për liberalizimin e profesioneve të mbyllura, të bëjë ligj që dyqanet të jenë hapur edhe të dielën si dhe të ulë pensionet


Eurogrupi ka kërkuar të bëhen reforma për ilaçet që jepen pa recetë, si dhe prodhimi i Brendshëm Bruto i Greqisë të shkojë 3.5% deri në 2018

Disa nga zyrtarët më të lartë të PE, kanë dhënë deklaratat e tyre përpara mbledhjes së samitit. Nënpresidenti i Komisionit Valdis Dombrovskis ka deklaruar se takimi i sotëm do të jetë thjesht një parapërgatitje për takime të mëtejshme dhe jo një zgjidhje përfundimtare, pasi situata është e komplikuar.

Ndërsa ministri finlandez i Financave është shprehur se rruga për të arritur në një kompromis do të jetë tepër e vështirë. Greqia duhet të përmbushë një sërë reformash përpara se të marrë ndihmë nga BE.
 
Për komisionerin Evropian të Çështjeve Ekonomike Pierr Moskoëici, Greqia duhet të përmbushë reformat afatmesme si dhe të aprovojë masat shtrënguese nga BE, për të shkuar në negociata të mëtejshme.
 
Aspak optimist u tregua edhe ministri austriak i Financave, i cili mendon se negociatat janë shumë të vështira pasi mosmarrëveshjet mes Greqisë dhe Eurogrupit janë tepër të mëdha.
 
Shtyrja e mbledhjes së Eurogrupit si dhe deklaratat jo pozitive të ministrave të Financave, tregojnë që ka pak vullnet për të arritur një marrëveshje të mundshme.

Redaksia Online
(Gre.M/a.h/Shqiptarja.com)