Pamja e një Samiti tjetër të nivelit të lartë të dështojë, në fund të javës së kaluar u vulos edhe nga dështimi i Eurogrup të marrë një vendim të qartë e të prerë për çështjen e Greqisë, dhënien e këstit të fundit të borxhit.
Ky dështim dëshmon me mënyrën më dramatike për rrugët pa krye, në të cilat po shkon struktura europiane, nga iniciativat e paguximshme, kundershtuese dhe nga zgjidhjet pa vizion që po ndërmerr udheheqja gjermane.
Në kohën që Eurozona po tronditet nga kriza financare edhe vendet e tjera europiane, kryesisht të Europës Lindore, kerkojnë gjithnjë e mnë tepër burime financiare, në mënyrëqë të mbështesin ekonomitë e tyre, Berlini ushqen gjithnjë e më shumë pasigurinë, duke nënvlerësuar çdo shpresë për ndryshimin e klimës dhe të ringritjes së ekonomive auropiane, duke lënë këtë “mjegull” të shtrihet mbi të gjitha cepat e Europës.
Pyetjes që ngrihej përpara disa muajve, nëse Brelini dëshiron të kontribuojë ose jo në ruajtjen e Eurozonës, u përpoq vetë kancelarja Merkel t’i përgjigjet, duke thënë se zgjedhja e saj është në favor të qëndrimit të të gjitha vendeve në zonën e Euros. Problemi qëndron në faktin se të gjitha veprimet dhe deklaratat e zyrtarëve gjermanë, me në krye ministrin Soible, çojnë në drejtim të kundërt.
Ose në rastin më të mirë nuk kontribuojnë aspak në rivendosjen e klimës së besimit dhe në treguesin e vendosmërisë që është e nevojshme për mbijetesën e Eurozonës.
Për Gjermantë, gjithnjë e më shumë, tani që ka nisur numërimi mbrapsht për zgjedhjet parlamentare të shtatorit, në një çështje qëndrore del kërkesa që të mos paguajnë për Europën taksapaguesit gjermanë. Diçka, të cilën e dinë të gjithë se do të ndodhë në fund, dhe, me politikat e Gjermanisë, kostoja do të jetë syhumë më e lartë për të gjithë.
Sjellja problematike e gjermanëve nuk përfundon vetëm me çështjen greke.
Pas diskutimeve të ashpra disamujore, liderët e 27 vendeve anëtare të BE, u mblodhën të enjten e kaluar në Briksel për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me buxhetin e BE për vitet 2014- 2020.
Të gjithë ata që kishin shpresa të vakëta për një marrëveshje të ekuilibruar, ndryshuan mendim kur dëgjuan kancelaren Merkel te deklarojë përpara se të largohej nga Berlinis, se ka shumë mundësi që të nevojitet një Samit tjetër i nivelit të lartë në fillim të vitit 2013.
Qëndrimi i Merkelit, shprehu këmbënguljen e Gjermanisë, por edhe qëndrimi i Britanisë së Madhe për shkurtime të reja, në buxhetin po aq të shkurtuar, shkurtime, të cilat do të dëmtojnë dhe do të ndikojnë bë financimet ne sektorin e bujqësisë, të cilat i kishin më tepër nevojë Polonia dhe Franca, por edhe veprat e infrastrukturës, nga të cilat presin të “ushqejnë” zhvillimin e tyre vendet e Europës Jugore dhe asaj Lindore.
Vendimi për përballimin përfundimtar të çështjes greke vonohet dhe shtyhet javë pas jave dhe muaj pas muaji, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të Gjermanisë dhe mungesës së dëshirës së kancelares gjermane t’u shpjegojë votuesve të saj, piketat për të cilat duhet edhe vetë ata të përballojnë një kosto edhe më të madhe.
Në të kundërt, ajo kultivoi një klimë antihelene, nëpërmjet së cilës demonizoi “grekët demele, dorëshpuarit, shkapërdarët dhe të paguar jashtëzakonisht shumë!”, si edhe partnerët europianë të jugut të Europës, duke bërë edhe me te vështirë marrjen e vendimeve nga vetë qeveria gjermane.
Në të njëjtën kohë ngritja në piedestal e ashpërsisë ekonomike, e cila iku nga kufijtë e disiplinës financiare dhe ekuilibrit të domosdoshëm, i çoi vendet që po asfiksohen nga kriza në udhë pa krye dhe krizë edhe më të madhe sociale, politike e ekonomike, ndërkohë që kërcënon edhe ato vende të cilat “zhvillohen dhe rrisin mirëqenien e tyre”, duke mbytur konsumin e brendshëm.
Dyshja Merkel- Soible, me ministrin gjerman të thyejë çdo rekord intervistash dhe deklaratash, shumë prej të cilave janë kundërshtuese me njëra- tjetrën, dha javën e kaluar recital mospërputhjeje në çështjen e krizës greke.
Të hënën e kaluar u zhvillua në Paris takimi “sekret” ndërmjet Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ku u diskutuan mënyrat e tejkalimit të problemit të administrimit të borxhit grek, në mënyrë që në takimin e ardhshëm ministrat e ekonomisë të Eurozonës të merrnin vendimin për lëvrimin e këstit prej 44,5 miliardë eurosh dhe paratë t’i vinin më së fundi Greqisë.
Vendimi i parë ishte miratuar edhe nga vetë Soible, duke kfrijuar një klimë euforie në palën greke, e cila disa ditë më parë kishte votuar masa jashtëzakonisht shtrënguese.
Dhe në kohën që në Greqi priteshin me padurimparatë që të paguheshin rrogat e pensionet, ministri gjerman i ekonomisë, ndryshoi kryekeput qëndrim, duke çuar takimin e Eurogrup në dështim total dhe dhe duke mos marrë parasysh rreziqet e mëdha, në të cilat ekspozoi krejt vendet e Eurozonës.
Në të njëjtën kohë, përsëri të nesërmen ai ndryshoi qëndrim, duke kërkuar rivlerësimin e bonove të thesarit të Greqisë, me përqindje të reja, pa u interesuar si edhe qeveria gjermane për pasojat politike që kishte torpilizimi i vendimit për Greqinë, brenda kufijve greke, e cila vitet e fundit kalon një krizë të thellë besimi kundrejt partnerëve europianë dhe një opinioni publik grek, i cili tronditet ditë për ditë dhe nuk ka më kurajë për të vazhduar përpara...
(Gre.M/Shqiptarja.com)