GREQI- Me sa duket kriza e rëndë ekonomike që po kalon shteti fqinj i ka lëshuar rrënjët shumë thellë në kujtimet dhe ndërgjegjjet e njerëzve “te vuajtur”. Një ndër ta është kampioni olimpik i peshëngritjes, ish-deputet i PASOK, me origjinë nga Himara e Shqipërisë, Pirro Dhima, i cili shprehet shumë i shqetësuar për situatën në Greqi dhe kërkon që deputetët të ulen në tryezë për të përballuar krizën, pa e zhytur vendin në kolaps.
Në rrjetet sociale Dhima ka krahasuar atë me situatën e Shqipërisë në regjimin komunist por në një intervistë për televizionin Sky ai ka shpjeguar senuk donte të fyente askënd, por tha se pikërisht për faktin që ka jetuar në Shqipëri, refuzon ‘shqiptarizimin’ ku po e shtyjnë shoqërinë greke.
“Refuzoj që fëmijët të qëndrojnë në radhë për 1 kg djathë ose 10 vezë çdo muaj me një tollon në dorë siç kam bërë unë. Unë refuzoj të rriten me një ‘Enver Hoxha’ mbi kokë dhe me frikë në shpirtrat e tyre. Sepse për fat të mirë shumica prej jush nuk e keni jetuar. Ju mund ta imagjinoni por kurrë siç ka qenë në të vërtetë”,- tha Dhima.
Siç shihet edhe në video,Dhima me vështirësi ka mbajtur veten që të mos shpërtheje në lot dhe moderatorit iu desh ta ndërpriste intervistën për t’i dhënë kohë atij të qetësohej Më herët ai ka bërë thirrje që grekët të votojnë “po” në referendumin e së djelës
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO