ITALI - Italianët po promovojnë në kohë krize sanduiçët e gjysheve duke iu rikthyer gatimeve të 29 viteve dhe 50 viteve më parë.

Në qytetin jugor të Italisë Gioianzzo, është organizuar Festivali i Sanduiçëve të Gjyshes, ku morën pjesë shumë të rinj të cilët përgatisnin ushqime të thjeshta me çmime të “buta”.
“Po jetojmë kohëra të vështira, -thotë njëri prej organizatorëve, Gianfranco Stufano, “dhe shumë prej nesh nuk na e mban xhepi që të shkojmë e të hamë një drekë në një restorant të shtrenjtë. Është gjithashtu një shans për tu rikthyer në filozofinë e ushqimit më inteligjent, bio duke paguar pak e ushqyer më mirë”.

Gianfranco ende kujton paninet që i përgatisnin gjyshërit e tij, me domate të thara dhe speca të pjekura në diell, të cilat i lyenin me vaj dhe i përgatisnin si panine.

Të dhënat e fundit që dalin nga Instituti Italian i statistikave, konfirmojnë se mbi 30 përqind e italianëve kanë reduktuar shpenzimet në ushqim. Italianët po kthehen tek ushqimi i nostalgjisë. Madje agjentë lokal të shpërndarjes së gazetave dhe revistave, thonë se ndër më të shiturat janë ato që kanë tituj si "Kuzhina ekonomike, Kuzhina e gjyshes”.

Një nga të ftuarit në Festivalin e Panineve të Gjyshes, shprehet për gazetarin e BBC se vogëlushja e tyre kishte shijuar shumë paninet aty dhe se kishin në plan t’i përgatisnin ato receta të thjeshta dhe të lira edhe në shtëpi. Është një mënyrë edhe për tu ushqyer shëndetshëm dhe për të luftuar obezitetin tek fëmijët.

(mk/Gre.M/Shqiptarja.com)