Kriza me qeverinë në Kosovë, 'Venecia' refuzon të shqyrtojë kërkesën e Albin Kurtit: Respektojmë Kushtetuesen

Kriza me qeverinë në Kosovë, 'Venecia' refuzon të shqyrtojë kërkesën e Albin Kurtit: Respektojmë Kushtetuesen

Komisioni i Venecias, në një përgjigje ndaj kërkesës së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për opinion lidhur me kompetencat e presidentit, ka theksuar se nuk do ta shqyrtojë këtë kërkesë meqenëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës tashmë është duke e trajtuar kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit të Kosovës për mandatarin e ri.

Kryeministri në detyrë i dërgoi të premten kërkesë për opinion Komisionit të Venecias “në lidhje me kompetencat e presidentit të Kosovës në shpërndarjen e parlamentit dhe për propozimin e mandatarit për kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit”.

Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se në përgjigjen e Komisionit thuhet se meqë “Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vendosur se do të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila tashmë është vënë në veprim”.

Qeveria në detyrë tha se e mirëpret “sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas trajtimit nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm”, thuhet në një njoftim të qeverisë së Kosovës.

Të premten, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi masën e përkohshme me të cilën pezullohet zbatimi i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi, shpalli të enjten dekretin me të cilin i propozon parlamentit të Kosovës, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Vendimi i Gjykatës pasoi kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Thaçi e cila njëkohësisht kërkoi nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme.

Gjykata vuri një afat deri më 29 maj për të vendosur rreth kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit. Vëzhguesit besojnë se vendimi mund të dalë më herët duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet Kosova.

Kosova mbeti me qeveri në detyrë që nga 25 marsi kur u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, i cili kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas pandemisë.VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 06/05/2020 12:56

    Kjo eshte leshim logjik nga mospermbajtja dhe mosdurimi injorues i rendit ne "shtepi",E cila ben nje dem logjik te nivelit per faktorin e jashtem.Kete nuk e kisha deshiruar per Albinin.Por kete leshim te mosdijes,nuk eshte dashur t'a leshoje Kabineti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër