Opinionet e Komisionit të Venecias dëshmojnë qartazi, sipas kryeministrit Edi Rama se gjykatat nuk mund të pezullojnë anëtarët e qeverisë, pasi një masë e tillë, i hap rrugë presioneve politike ndaj qeverisë dhe destabilizimit institucional. Dy ditë përpara se Gjykata Kushtetuese të nisë shqyrtimin e ankimit të bërë prej tij, për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në komentet mbi zhvillimet kryesore të javës, kreu i qeverisë i kushtoi kësaj çështjeje hapësirën kryesore
Një ditë pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, njoftoi masat e sigurisë ndaj zëvendëskryeministres, mes të cilave pezullimin e saj nga funksionet, kryeministri Rama e bëri fare të qartë qëndrimin e tij kundër, ndërsa foli për një akt antikushtetues. Po atë ditë Gjykatës kushtetuese iu dërgua dhe kërkesa për ta shfuqizuar këtë vendim, si dhe për rrëzuar në ndërkohë, efektet e pezullimit, për t’i hapur rrugë rikthimit të menjëhershëm në detyrë të numrit dy të qeverisë.
Rama thotë se Komisioni i Venecias është i qartë në opinionet e tij, se gjyqësori nuk mund të pezullojë ministra, pasi kjo është minimalisht ndërhyrje te ekzekutivi:
“Qëndrimi i Venecias është në fakt shumë i prerë. Gjykatat NUK duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë:
Së pari, cenojnë balancën e pushteteve.
Së dyti, duke e bërë këtë, gjykatat krijojnë mundësinë e instrumentalizimit të drejtësisë dhe Venecia paralajmëron shpesh kundër “judicial overreach”, ose shqip, shtrirjes së krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me politikën”, tha Rama.
Një situatë e tillë thotë kryeministri i hap rrugë: presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional, manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale. Kryeministri sjellë dhe një argument të tretë mbështetur në opinionet e Komisionit të Venecias.
“...ministrat kanë funksione politike, jo administrative, dhe Venecia e ka thënë shumë herë: Masat e pezullimit vlejnë për nëpunësit, jo për anëtarët e qeverisë, sepse ministri nuk është “zyrtar administrativ”, por autoritet politik. pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij, duke qenë se kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet një individ, por paralizohet krejt vendimmarrja për një apo më shumë sektorë që ministri mund të mbulojë. Dhe kjo është këmbë e krye jokushtetuese”, tha Rama.
Kryeministri shprehet se nga ana tjetër, në praktikën e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, nuk gjenden vendime për një situatë të tillë, pasi sipas tij përbën një “absurd”. Megjithatë saktëson ai:
“ Ka disa parime shumë të qarta të Gjykatës Europiane që e ndalojnë parimisht këtë aventurë antidemokratike:
Së pari, Strasburgu thotë se masat e sigurisë nuk mund të përdoren: për qëllime politike; jashtë proporcionalitetit; dhe për të ndikuar ekzekutivin. Pezullimi i një ministri nga detyra është minimalisht joproporcional dhe ndikon drejtpërdrejt ekzekutivin”, tha kryeministri.
Po ashtu sipas tij Strasburgu ka vlerësuar se “çdo masë që ndërpret apo cenon funksionimin të institucioneve të zgjedhura duhet të justifikohet me standardin më të lartë demokratik”, vijoi Rama.
Për të gjitha këto arsye kryeministri është i bindur se pezullimi i Ballukut është "joproporcionale në thelb; antidemokratike në frymë; antikushtetuese në përmbajtje; nënshtrim i ekzekutivit; kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik; kundër ndarjes së pushteteve; kundër standardeve të Venecias; kundër jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Strasburgut".
Ndaj Rama shpreson që Gjykata Kushtetuese të pranojë padinë e qeverisë, dhe të kthejë në detyrë Ballukun.
“Pres me durim që Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim çështjes së kësaj rruge të pashkelur askund në Europë:, tha Rama.
Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë më 2 dhjetor mbi çështjen e Belinda Ballukut, nëse do ta kalojë apo jo për shqyrtim ankimimin e qeverisë. Nëse Kolegji vendos kalimin e çështjes, atëherë pritet që më së pari, seanca plenare e Gjykata Kushtetuese të japë një përgjigje kërkesës së kryeministrit Rama i cili, fillimisht kërkon që Belinda Balluku të rikthehet në detyrë dhe pezullimi i saj të rrëzohet.
Që prej datës 20 nëntor, me vendim të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Belinda Ballukut i është ndaluar e drejta për të ushtruar funksionet publike, për shkak të marrjes si e pandehur për ndërtimin e tunelit të Llogarasë lidhur me procedurat e parregullta në tenderin 190 milionë euro, e po ashtu dhe dyshimeve për praktika të njejta dhe në një prej loteve të ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë, ndërsa në verifikim janë dhe 6 lotet e tjera.
Reagimi i plotë i Ramës për çështjen Balluku:
Një debat i hatashëm ka mbushur boshllëkun e klubeve mediatike e të pasqyrave sociale të javës, pasi një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë, kokë më kokë e pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar.
Unë nuk dua të hyj në asnjë debat për një absurditet kaq të rrezikshëm sa ky dhe pres me durim që Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim çështjes së kësaj rruge të pashkelur askund në Europë, po mesa jemi informuar deri tani, askund edhe në botë.
Por thashë të ndaj me ju sot se çfarë thonë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje.
Qëndrimi i Venecias është në fakt shumë i prerë.
Gjykatat NUK duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë:
Së pari, cënojnë balancën e pushteteve.
Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit dhe Kryeministrit, nëse gjykata e pezullon, ajo praktikisht:
• ndërhyn në punën e qeverisë,
• ndërron përbërjen e ekzekutivit,
• merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit.
Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve.
Së dyti, duke e bërë këtë, gjykatat krijojnë mundësinë e instrumentalizimit të drejtësisë dhe Venecia paralajmëron shpesh kundër “judicial overreach”, ose shqip, shtrirjes së krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me politikën, sepse kjo për pasojë i hap rrugë:
• presioneve politike ndaj qeverisë,
• destabilizimit institucional,
• manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale.
Së treti, ministrat kanë funksione politike, jo administrative, dhe Venecia e ka thënë shumë herë:
Masat e pezullimit vlejnë për nëpunësit, jo për anëtarët e qeverisë, sepse ministri nuk është “zyrtar administrativ”, por autoritet politik.
Së fundi, pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij, duke qenë se kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet një individ, por paralizohet krejt vendimmarrja për një apo më shumë sektorë që ministri mund të mbulojë. Dhe kjo është këmbë e krye jokushtetuese.
Komisioni i Venecias e ka theksuar shprehimisht:
“Një prej parimeve të demokracisë parlamentare është që qeveria mund të shkarkohet vetëm nga organet politike, jo nga organet gjyqësore.”
Po Gjykata Europiane e Strasburgut çfarë thotë për këtë çështje?
Kjo është interesante. Gjykata Europiane nuk është ndeshur kurrë me këtë absurd dhe prandaj nuk ka dhënë asnjëherë, asnjë vendim specifik ku të përmendet fjala “pezullim i ministrit nga gjykata”!
Pse? Sepse në asnjë shtet europian nuk ka ndodhur ndonjëherë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen bashkë, kokë më kokë në errësirë e të pezullojnë një ministër.
Pra, edhe njëherë, kjo që kanë bërë në Shqipëri një prokuror e një gjykatës, duke pezulluar një anëtar të kabinetit qeveritar, është një tentativë e padëgjuar, një eksperiment i paparë, një ide e pazhvilluar asnjëherë më parë dhe mesa duket, një rrugë e paimagjinuar askund tjetër se mund të shkelet nga gjyqësori, për të marrë kompetencat e Kryeministrit, të Presidentit e të Parlamentit bashkë.
Por ama ka disa parime shumë të qarta të Gjykatës Europiane që e ndalojnë parimësisht këtë aventurë antidemokratike:
Së pari, Strasburgu thotë se masat e sigurisë nuk mund të përdoren:
• për qëllime politike,
• jashtë proporcionalitetit,
• dhe për të ndikuar ekzekutivin.
Pezullimi i një ministri nga detyra është minimalisht joproporcional dhe ndikon drejtpërdrejt ekzekutivin.
Së dyti, për Strasburgun ministrat janë shprehje e vullnetit demokratik: qeveria buron nga shumica parlamentare dhe Strasburgu ka shkruar se: Çdo masë që ndërpret apo cënon funksionimin të institucioneve të zgjedhura duhet të justifikohet me standardin më të lartë demokratik.
Si përfundim, edhe sipas Venecias, edhe sipas Strasburgut:
Gjyqësori NUK duhet të pezullojë ministra.
Në standardet europiane—ku nuk besoj se ka mbetur ndonjë standard për ta shpikur Shqipëria—kjo është:
-joproporcionale në thelb
-antidemokratike në frymë
-antikushtetuese në përmbajtje
-nënshtrim i ekzekutivit
-kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik
-kundër ndarjes së pushteteve
-kundër standardeve të Venecias
-kundër jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Strasburgut
E pra, përfundimisht:
Pezullimi i një ministri është në vetvete absurd si koncept, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh thjesht një individ -një funksionar publik të cilitdo nivel - por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse në një a më shumë sektorë dhe kësisoj t’i pamundësosh ministrisë përkatëse të përfaqësohet në Këshillin e Ministrave e t’i propozojë qeverisë vendimet e përjavshme për ecurinë e sektorit. Kjo është një nonsens absolut.
Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra:
• me dorëheqje,
• nga Kryeministri,
• apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit.
Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë. Askund në Europë.
E nëse Shqipëria do të hynte në analet e historisë së drejtësisë europiane me një shpikje të tillë, kjo do të ishte, largqoftë, një shfaqje ulëritëse papjekurie demokratike dhe institucionale.
Uroj që Gjykata Kushtetuese t’ia kursejë këtë shfaqje Shqipërisë.

Foto: Gazment Bardhi
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut.
“MASHTRUES PUBLIK!!!
Unike në historinë e Europës është që Kryeministri shërben si zyrë avokatie për të pandehurën Belinda Balluku dhe që Shqipëria ka Zëvëndëskryeministër një person zyrtarisht të pandehur për abuzim me detyrën”, shkruan Bardhi.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka komentuar reagimin e Ramës për çështjen e Belinda Ballukut, për të cilën citoi një opinion të Komisionit të Venecias që shprehej kundër vendimit të GJKKO-së.
Blushi tha se është po i njëjti Ramë, i cili shkarkoi nga detyra dy zv.ministra, përkatësisht Rovena Vodën pasi pranoi si dhuratë një arkë me peshk dhe një celular si dhe zv.ministrin Andi Mahilën, pasi u fotografua duke pirë cigare në një ambient të mbyllur në SHBA.
Blushi thotë se kryeministri Rama po mbron interesat e tij personal dhe jo Kushtetutën.
“Edi Rama nuk po mbron as Belindën as Kushtetutën, por hajdutëritë e veta
I njëjti Edi Rama që shkarkoi një Zv/ministre vetëm pse pranoi dhuratë një arkë me peshk apo një tjetër pse piu një cigare në një ambient publik, sot refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me "presh në dorë" për vjedhjen e qindra miliona euro.
I njëjti Edi Rama që i "dhemb zemra" për Kushtetutën, ndërkohë që ndër vite Gjykata Kushtetuese e ka çertifikuar si shkelësin më të madh të saj, nga vendimi për Teatrin Kombëtar, te ligjet e qepura me porosi për oligarkët e deri te mandati i Olta Xhaçkës.
Është i njëjti "dashnor" i Kushtetutës që Komisioni i Venecias e ka damkosur të paktën pesë herë për shkelje të saj.
I njëjti Kryeministër që donte të shkarkonte Presidentin e Republikës pse mbronte Kushtetutën, tani kërkon të mos shkarkojë Zv/Kryeministren që e çoi kilometrin e rrugëve të florinjta, që shemben si thes kashte, 5-6 herë më shtrenjtë se në vendet e BE.
Sot, Edi Rama nuk po mbron Kushtetutën.
Kërkon të mbrojë bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës, e cila mesa duket është gati t’i zbulojë të gjitha, nëse Kryeministri do të guxojë ta braktisë.
Kaq është e vërteta!”, shkruan Tedi Blushi.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se disa opinione të Komisionit të Venecias shprehen qartë kundër pezullimit të një anëtari të qeverisë me një vendim gjykate. Por, pse GJKKO-ja vendosi pezullimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku?
Gjykata e Posaçme Antikoprrupsion e mori vendimin bazuar në një nen të Kodit të procedurës penale sipas të cilit të vetmit që nuk mund të pezullohen janë ata që zgjidhen në detyrë sipas kodit elektoral, pra deputetët, kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.
Në vendimin e GJKKO-së për zëvendëskryeministren Balluku, fillimisht gjyqtari Erion Çela argumenton se përse është e nevojshme masa e sigurisë ndaj saj duke renditur mes të tjerave, mundësinë e ndërhyrjes dhe ndikimit në prishjen apo asgjësimin e provave, rrezikun e largimit, apo dhe të përsëritjes të së njëjtës vepër penale.
Sipas Gjykatës, rrethanat në të cilat ndodhet Balluku e bëjnë të domosdoshëm masën e pezullimit, prej faktit që dyshohet 2 herë për kryerjen e veprës penale, në bashkëpunim. Gjykata për këtë i referohet fjalë për fjalë, vetëm Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 242 të tij.
“Në rastin konkret, për të pandehurën Belinda Balluku, nuk ka ndalim ligjor që në zbatim të nenit 242 të K.Pr.Penale, për të cilën kërkohet masa ndaluese, ajo e pezullimit nga detyra е Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Neni 242 i K.Pr.Penale, "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", parashikon: "1. Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. 2. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral", thuhet në vendimin e GJKKO-së.
Pra, kjo masë, sipas GJKKO mund të merret për çfarëdo funksioni tjetër, përveç rasteve kur i dyshuari apo i pandehuri është i zgjedhur, deputet, kryetar bashkie apo anëtar i këshillit bashkiak.
Masa e pezullimit nga detyra, sipas GJKKO-së, e respekton Kodin e Procedurës Penale, pasi edhe pse “e penguar” për qenë në qeveri, Balluku mund të vijojë pa probleme aktivitetin e saj si deputete në Kuvend.
“Në rastin konkret, vlerësohet më e përshtatshme për mbarëvajtjen e procedimit që të caktohen dy masa sigurimi për të pandehurën Belinda Balluku. Gjykata çmon që të theksojë se, caktimi i këtyre masave të sigurimit personal, nuk e pengojnë të pandehurën Belinda Balluku që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në vendimin e GJKKO-së.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku me vendim të GJKKO-së.
Berisha i është referuar ministres virtuale Diella, për të pyetur mbi vërtetësinë e raportit të Komisionit të Venecias që Rama citoi sot në hyrje të podkastit ‘Flasim’, i cili shprehej kundër pezullimit të Ballukut.
Berisha pretendon se nuk ekziston një raport i tillë i Venecias dhe deklaratat e Ramës i sheh si një presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.
"Ministrja Diella: Rama është hajdut dhe mashtrues publik
Të dashur miq, Edi Rama sot, në avokatinë e tij të turpshme të vjedhjeve të tij me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe në një presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, ju tha shqiptarëve se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave nga detyra.
Kurse Diella thotë se nuk ka asnjë raport të Komisionit të Venecias për pezullime ministrash – konkret, as në tërësi – por ka raporte vetëm për të zgjedhur vendor. Pyetja ime është: kush gënjen? Diella apo Rama?
Apo kujt t’i besojmë: Diellës që është e paanshme, apo Ramës të zhytur gjer në vesh në aferën e pistë të tunelit të Llogarasë?", shkroi Berisha.
Komente












E quan nderhyrje te Gjyqesorit ne Ekzekutiv,po kjo qe po u kujton Venecian,GJK ne prag te shqyrtimit te ceshtjes /Balluku/ cfare eshte! A nuk eshte presion i Ekzekutivit te Gjyqesori?! Balluku nuk ka nevoje as per avokat,sepse e ka dhe Gjykata nuk ka nevoje t'i kujtosh opinionet e Venecias,sepse i dine vete dhe po nuk diten,mund te pyesin vete direkt,pa ty si interpreter ne mes.S.d.q mos u habit per vendimin e GJKKO.Ata priten qe ajo te jepte doreheqjen vete,nuk e beri;priten qe t'a pushoje ose pezulloje ti,nuk e bere.Tani pse te vjen inat?!
PërgjigjuZ. Rama beni nje ligj tjeter qe kur SPAK do masa te tilla te marre hautorizim nga Kryeministri per zv dhe ministrat dhe presidenti per kryem. Na vjen keq qe harxhoni kohen me keto gjera, bota u pret sa ne Katar sa ne Vajmar. Se qysh te kemi.
PërgjigjuPo mire pse nuk e shkarkove ti kur eshte marre e pandehur? Po pse nuk jep doreheqjen vet njehere? Harrova keto ndodhin ne vendet e zhvilluara jo ne autokraci si ne vendet e lindjes. E ke mbyshur me Servilat e tu qe kane sterabuzuar
PërgjigjuSipas kushtetutes shqiptare po! Gjykata ka te drejte ta pezulloje. Ka dhe te drejte te te fuse ne burg dhe te te heqe zotesine per te vepruar! Kete ben gjykata! Kur je hajdut vendin e ke ne burg! Mesa duket si palloshi i gjate nuk e di akoma kuptimin e CHEK and balance. Idiot! Hajdut! Diktator!
PërgjigjuMe kete mbrojtje qe po i ben Edi Rama Ballukut,tregon se i paskan henger kumbullat e dardhat bashke.
PërgjigjuNeni 135/2 i kushtetutes lejon gjykaten e posacme te ket subjekt edhe anetaret e keshillit te ministrave, ne kte rast zv kryeministren. Cdo gje tjeter eshte ne nivelin moral te kryeministrit.
PërgjigjuPo për çfare i kemi gjykatat? A nuk i kemi per të na mbrojtur nga korrupsioni i qeverise. Mos mendon se Balluku (apo ti) jeni të pazevendesueshem? Kushtetuesja do vendose ne favor te vendimit te GJKKO. Shiko pak Ukrainen; nje vend ne gjendje lufte sapo shkarkoi shefin e kabinetit te presidentit për korrupsion megjithese kryesonte delegacionin ukrainas ne negociata e paqes!!! Ti na fliske per nderhyrje ketu!!! Pupupu!
PërgjigjuNiveli mafioz i ketij kryeministri ka kapur majat...nuk ruhen me as ne publik.
PërgjigjuPo pse beni te gjithe sikur jeni juriste , jo me ketu , po ne komisionin e Venecias Rama nuk e mbron Ballukun per shkeljet, por, per ato le te merret gjukate , por per nderhyrje te gjyqesorit ne egzekutiv, dy pushtete te ndara. Cdo pushtet te respektoje Kushtetuten Boll ky popull ka hequr nga sigurimi I shteit duke bere edhe gjyqe popullore per ti shkaterruar Te gjitha portalet po kthehen ne gjyqe me informacione nga spak Jo nuk eshte e drejte
PërgjigjuPatronazhisto o me, e more gruan nga puna apo ta solli drejtori ne shtëpi?
Pse nuk e bejme Diellen kryeministre si femra e pare . Dhe me e rendesishmja duket e ndershme se deri tash ska te dashur . I bejme nje minister virtual me vone me emrin Tarabosh dhe i martojme . Dhe pastaj te lumtur ato dhe gjith shqiptaret
PërgjigjuNderhyrje ne punet e brendshme te kumbullave :))
PërgjigjuPo mire sipas teje z.Rama, si duhet te veproje drejtesia nese konstaton nje minister te korruptuar, apo ta lej aty te bej qef bashke me ty. ne nje vend demokratik, ti do kishe ik nja 100 here nese do kishte ndodhur kjo gje.
Përgjigju2 zv.kryeministra e 1 kryeminister e ca palo ministra u bene bashke dhe e bene mocal. Mjere Shqiptaret..
PërgjigjuNe 2030 shqiptaret do te rrojn 200 vjet fale ekselences spitalore
PërgjigjuNe cilin vend te botes zv/kryeministria akuzohet per mbi 50 milion euro korupsion dhe nuk jep doreheqjen??? Ta zeme se vdiq Balluku, si i behet? Mbetem pa firmen e saj?? Ngacmoke ngacmoje SPAK se shume shpejt do kerkoje heqje imuniteti dhe arest me burg. Atehere le te vszhdoje detyren nga burgu.
PërgjigjuMos prit vendime gjykate por shkarkoje dhe te shkoj para drejtesise pasi ka ber namin me tendera dhe kte e ka kuptuar i madh e i vogel e nuk ka nevoj me per fakte.Kush mbron hajdutin esht dhe vet hajdut.Nuk e leshon dot sepse te ka kap nga koka dhe nuk ke zgjidhje.Gjithsesi duket qe nuk ke force ta shkarkosh.
PërgjigjuSeriozisht e ka more? 'Nuk dua të ndërhyj' thotë në punët e drejtësisë dhe zhytet kokë e këmbë në këtë muhabet...Mos ndoshta je duke ndjerë që po të afron radha, se s'ke hallin e asaj që e dimë mirë ne kush është, por ke hallin tënd si pjesë e ekzekutivit. Këtë të sotmen duhej të na e kurseje...turp! Turp! Turp!
PërgjigjuKur dikush nuk ndjen minimumin e pergjegjesise apo te kete kurajon te beje menjeane, kjo do te ndodhe. Me sa duket po te vjen rradha! Mos u bej merak se po ike ti behet qameti, me mire do behet. Nuk ke pare gje akoma!
PërgjigjuZoteri je ne kontradita me ligjin. Je duke mbrojtur nje person te korruptuar, si mundet te flas kryeministri keshtu kaq haptazi?? A je nterezi? Turp per ju
PërgjigjuSepse po mbron dhe veten,kane vjedhur bashke.Kte e kupton cdo njeri!!