Kriza në Maqeoni, s’ka marrëveshje
Zoran Zaev do largimin e Gruevskit

Kriza në Maqeoni, s’ka marrëveshje<br />Zoran Zaev do largimin e Gruevskit
Takimi i sotëm ndërmjet udhëheqësve politik në Maqedoni ka përfunduar pa ndonjë rezultat, por me marrëveshje që takimi i radhës të mbahet javën e ardhshme.
 
Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë katër liderët e partive më të mëdha në vend, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Këto takime janë duke u ndërmjetësuar nga ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Baily, dhe ai i Bashkimit Evropian, Aivo Orav.
 
Ky takim është i treti, pas dy të parëve pa asnjë marrëveshje mes liderëve, si dhe takimit tjetër, që u mbajt në Strazburg, vetëm me krerët e VMRO dhe LSDM.
 
Kërkesa kryesore e liderit të opozitës Zoran Zaev është dorëheqja e qeverisë si dhe formimi i një Qeverie kalimtare me mandat për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
 
Por, Gruevski ka refuzuar deri tani dorëheqjen e tij dhe formimin e Qeverisë kalimtare, ndërsa njoftohet se është shprehur i gatshëm të bisedojë për të gjitha çështjet e tjera teknike dhe vërejtjet që opozita ka për proceset e kaluara zgjedhor.
 
Redaksia Online
(a.h.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?



×

Lajmi i fundit

'Polonia asnjë rast, kanë portier të mirë', Cikalleshi: Kombëtarja ka hapur një kapitull të ri

'Polonia asnjë rast, kanë portier të mirë', Cikalleshi: Kombëtarja ka hapur një kapitull të ri