TIRANA – Rreth 50 mijë shqiptarë që mendohet se jetojnë aktualisht në Ukrainë përballen me asimilimin ndërkohë që vendi është i përfshirë në atë që cilësohet si kriza më e madhe e shekullit të XXI.
Deklarata vjen nga ish-Zëvendës Ministri i Kultures i Republikës Autonome të Krimesë në Ukrainë, Ismet Zaatov në një intervistë dhënë dje agjensisë së lajmeve INA.
Zaatov vuri në dukje faktin se në Ukrainë shqiptarët jetojnë në rajonet e Odesës, Kirovo Gradit, dhe Zaparuzhjes dhe se për ta nuk po bëhet asgjë dhe nuk po përkushtohet ndonjë kujdes i veçantë.
“Sipas të dhënave që kemi ne si institucione, por që akoma janë jozyrtare, në Ukrainë jetojnë rreth 50 mijë shqiptarë, të shpërndarë në rajone të ndryshme, por një pjesë e madhe duke shkuar drejt asimilimit, për shkak të martesave dhe lidhjeve të përziera, si dhe për shkak të fesë ortodoksese,” Zaatov theksoi gjate intervistës.
Gjithashtu, ish-Zëvendës Ministri i Kultures i Republikës Autonome të Krimesë në Ukrainë solli në vëmendje faktin se shqiptarët jetojne edhe në qytetin Gurzuf, një nga qendrat dhe qytetet më të bukura në ish-republikat sovjetike. Sipas tij, mbi 90 përqind e popullsisë së Gurzufit ka qenë më parë shqiptare, e pranishme nga shekujt XVI deri XVIII, por që më pas gradualisht është zhdukur. Zaatov tha se ka raste të rralla ku është kultivuar dhe ruajtur gjuha dhe tradita shqiptare.
Situata në Ukrainë është tensionuar pasi Rusia vendosi të dërgojë trupat në gadishullin autonom të Krimeas. Diplomacia është vënë në lëvizje të plotë dhe bisedime te nivelit të lartë priten që të ç’tensionojnë situatën dhe të shmanget një luftë e re. Shefat e diplomacisë së SHBA-së dhe Rusisë, përkatësisht John Kerry dhe Sergei Lavrov, do të takohen sot në Paris. Sipas raportimeve më të fundit në terren, persona me uniforma ushtarake kanë rrethuar një aeroport ushtarak afër portit të Sevastopolit në Detin e Zi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com