BERLIN- Megjithëse shumë të vështira, bisedimet mes ministrave të Jashtëm rusë, gjermanë dhe francezë në lidhje me krizën në Ukrainë kanë bërë progres. Tre ministrat u mblodhën dje në Berlin për lehtësimin e krizës humanitare, arritjen e një armëpushimi me qëllim parandalimin e viktimave të ardhshme në lindje të vendit.
Ndërkohë, ushtria e Ukrainës ka intensifikuar sulmet për të dëbuar rebelët nga 2 bastionet kryesore lindore, Donjeck dhe Luhansk. Gjatë zhvillimeve më të fundit, Ukraina tha se forcat e saj kishin përparuar në qytetin rebel të Luhanskut.
Flamuri kombëtar u ngrit në një stacion policor që për disa muaj rresht kishte qenë nën kontrollin e rebelëve. Ndërkohë një autokolonë ruse me kamionë që transportojnë 2 mijë ton ndihma ushqimore për Ukrainën lindore është raportuar të ketë arritur në një pikë kufitare të kontrolluar nga separatistët. Por nuk ka gjasa që kamionët të kalojnë për shkak se Kryqi i Kuq, i cili mbikëqyr ato, ka thënë se kërkon ende kohë për të dhënë garancitë e duhura të sigurisë.
Më shumë se 2000 civilë dhe luftëtarë janë vrarë që nga mesi i muajit prill, kur qeveria e Ukrainës dërgoi trupa për të mposhtur një kryengritje nga separatistët pro-rusë në lindje të vendit.
Redaksia Online
(b.b/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com