TIRANE - Profesorët e Universitetit Publik, do të marrin paga deri në muajin gusht. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, ka bërë ndarjen e buxhetit të pagave për pedagogët e Universiteteve Publike. Sipas buxhetit fakultetet kanë mungesë fondesh për pagat e pedagogëve. Një ndër ta është edhe fakulteti i gjuhëve të Huaja. Në lidhje më çështjen e mungese së fondeve për pagat e pedagogëve Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, është shprehur për gazetën "Shqiptarja.com" se " Buxheti i fondeve për pagat ka shkuar nëpër fakultete. Ata do e diskutojnë dhe do na paraqesin shqetësimet e tyre. Ne ende jemi në fazën e këshillimit. Pasi ata do ta diskutojnë do na i kalojnë ne shqetësimet dhe diskutimet e tyre në lidhje me buxhetin. Ne pastaj si Rektorat, do ja paraqesim shqetësimet e tyre Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës". Ndërsa në lidhje me pyetjen nëse në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ka mungesë fondi për 4 muaj për pagat e pedagogëve Kule, thotë "Ne do pranojmë çdo shqetësim të çdo fakulteti pa diskriminuar asnjë prej tyre".

Ndërkohë që Rektori i Universitetit të Tiranës shprehet se buxheti i vitit 2013 për fakultetet i ka kaluar çdo fakulteti të Universitetit të Tiranës, përfaqësuesit e disa nga fakultetet thonë të kundërtën. Ermal Haxhiu, kancelar i Fakultetit të Ekonomisë, është shprehur se ende nuk u ka ardhur buxheti nga ministria për vitin 2013 "Ne nuk u ka ardhur ende buxheti nga ministra për 2013. Në si fakultet jemi duke punuar për këtë dhe jemi në pritje të buxhetit të viti 2013" shprehet Haxhiu. Edhe Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Shezai Rrokaj, në një ka thënë se ende në këtë fakultet nuk ka shkuar buxheti i viti 2013 "Ende nuk na ka ardhur buxheti për 2013, nga ministria. Por kancelari është duke u marrim me çështjen e buxhetit për këtë vit". Në lidhje me mungesën e fondeve për pagat e e pedagogëve ka reaguar edhe deputetja e Partisë Socialiste njëherësh edhe anëtare e Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në Parlamentin Ledi Shamku, ajo në faqen e saj të rrjetit social "Facebook" shkruan "Universiteteve Publike ju është dërguar buxhet për vetëm 7 muaj paga! Besoj llogaria është e qartë: paga deri në korrik, pastaj s'ka më! Sali llogoberja e di që do iki, dhe po ikën serish, si në '97, me moton: Pas meje u bëftë qameti! Ndaj edhe në ikje, po lë tokë të djegur nga pas.

Zëra nga Ministria e Analfabetizmit thonë së paska ndërmend t'i kaloje Universitetet Publike me vetëfinancim. Me fjalë të thjeshta: Saliu po nxjerr për privatizim Universitetet Publike, si të ishin mall riciklimi. Padyshim që e gjitha kjo politike skrapizimi arsimor do zhbëhet qysh në ditët e para të Rilindjes". Ndërsa një vit më parë MASH, deklaroi nisjen e financimi edhe për universitetet private. Sipas skemës së financimit. Numri i studenteve do të përcaktonte edhe sasinë e buxhetit që do të përfitonte çdo universitet nga shteti shqiptar.

Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)