TIRANE - Plot 500 shqiptarë që gjenden në burgjet greke, do të vuajnë dënimin në Shqipëri. Ky është thelbi i marrëveshjes, për të cilën ministritë e Drejtësisë së Greqisë dhe Shqipërisë, kanë nisur bisedimet. Shkak për këtë është kosotja më e ulët më e ulët për një të burgosur në vendin tonë.
Kriza ekonomike në Greqi, duket se ka ndikuar dhe në administratën e burgjeve, aq sa, arsyeja përse Athina zyrtare e shikon më me leverdi financiare të paguajë kostot e të burgosurve shqiptarë në Shqipëri, sesa t’i mbaje vetë. Prej disa ditësh, ministria greke e Drejtësisë është duke shqyrtuar mundësinë e transportimit të të burgosurve shqiptarë nga burgjet greke në burgjet në Shqipëri.
Me iniciativë të zëvendësministrit të Drejtësisë, Kostas Karagunis, janë bërë përçapjet e para dhe bisedimet e para me funksionarë të ministrisë shqiptare të drejtësisë, në kuadrin e samitit të ministrave të Drejtësisë dhe të brendshëm që u zhvillua në Beograd pak ditë më parë.
Dy palët kanë rënë dakord që të fillojnë bisedimet dypalëshe në mënyrë që të përcaktohet kuadri dhe veçanërisht kushtet, me të cilat të burgosurit shqiptarë në burgjet greke të mundet të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare. Objektivi kryesor i palës greke, sikundër thuhet nga ministria e Drejtësisë, është që 500 shqiptarët e burgosur (për krime të rënda) së shpejti të riatdhesohen dhe të transportohen në burgjet shqiptare.
Kjo iniciativë e zëvendësministrit të Drejtësisë përfshihet në përpjekjen e përgjithshme të çlirimit të burgjeve greke, në të cilat mbahen, sipas një numërimi të përpara disa kohëve rreth 2500 shtetas shqiptarë.
LEVERDIA E GREKËVE
Në kushtet e krizës totale financiare të Greqisë, duket se ky shtet i “ka rënë” lapsit mirë. Shqiptarja.com ka mundur të mësojë, llogaritjet e bëra nga grekët dhe kostot e një të burgosuri për një ditë, atje dhe në vendin tonë. Duke përllogaritur gjithçka që paguhet, që tek energjia, uji, pagat e gardianëve, administratës, karburanti, uniformat e gardianëve, ushqimi e gjithçka tjetër e mundshmem, kostoja ditore e një të burgosuri në Greqi është 1000 euro në ditë. (Këtu nuk llogariten dietat dhe kostot ekstra në rast trazirash në burgje apo arratisjesh).
Ndërsa në Shqipëri, mbajtja e një personi në burg, kushton gjysmën e kostos së Greqisë, pra 500 euro. Kështu, ministria e Drejtësisë helene, duket se ka vendosur që të lehtësojë dukshëm zërin e burgjeve në buxhetin e vet, duke bërë që të paguajë vetëm gjysmën e asaj që paguhet atje.
Sipas përllogaritjeve, për 500 të burgosur, do të kursejë 250 mijë euro në ditë, ose afërsisht 91.2 milionë euro në vit, pasi dyfishi i kësaj shume, është kostoja e mbajtjes së tyre në Greqi. Ndërsa po të llogariten vitet e dënimit të shqiptarëve atje, duke ditur se numri i 500 vetave që do të kthehen, që janë me dënime maksimale, për shkak të krimeve të rënda, kostot do të jenë marramendëse.
MODALITETET
Marrëveshje ende është larg nënshkrimit, ndërkohë që sapo kanë nisur bisedimet e para dhe duket, se të dy palët janë dakord, që 500 shqiptarët e dënuar në Greqi për krime të rënda, të vuajnë dënimin e mbetur në vendin tonë. Ndërsa për dy mijë të tjerë nuk ka asnjë plan, pasi për një pjesë nuk janë dhënë dënimet e formës së prerë, ndërsa pjesa e mbetur kanë dhe pak kohë për të qëndruar në qeli.
Megjithatë, siç bëhet e ditur për “Shqiptarja.com”, dy janë variantet që do t’i propozohen nga Athina, Ministrisë shqiptare të Drejtësisë. Njëri nga opsionet është, që shteti grek t’i paguajë kostot për çdo të burgosur shtetit tonë, pra nga 500 euro në ditë për njeri, nga 1000 që e ka koston secili i dënuar, nëse qëndron në burgjet greke.
Por, pika tjetër, rreth të cilës është më e interesuar pala greke, për efekt të kostove, por edhe në planin afatgjatë, është që vetë Ministria greke e Drejtësisë, me shpenzimet e saj, të ndërtojë një burg të sigurisë së lartë në Shqipëri, për llogari të Ministrisë tonë të Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Kostoja e burgut me kapacitet 1000 persona, është 6 deri në 7 milionë euro dhe nga ana financiare, i intereson shumë palës greke. Megjithatë, asnjëri nga variantet nuk është i përcaktuar, pasi për modalitetet e marrëveshjes është ende shpejt, sepse dy ministritë respektive, ende nuk kanë hyrë në modalitete të tilla. Megjithatë, duket se Ministria greke e Drejtësisë ka bërë dhe një llogaritje tjetër.
Nëse do të bihet dakord, që ajo të paguajë për çdo të dënuar ditët e qëndrimit në burg, shpreson edhe në përfitimin e uljes së dënimeve. Për çdo të dënuar që do të vijë në Shqipëri, do të konvertohet dënimi sipas legjislacionit tonë, që i bie, që për një pjesë të madhe të ulen dënimet.
Veç kësaj, në shumë raste, shumë të dënuar mund të përfitojnë ulje dënimi për shkak të sjelljeve të mira, angazhimeve në punët e burgut, apo edhe mund të përfitojnë nga aministitë e zakonshme që ndodhin në vendin tonë.
NË GREQI
Sa kushton një i dënuar me 15, 20 apo 25 vjet burg
Një i dënuar, shqiptar, grek apo i ndonjë kombësie, tjetër, në Greqi, ka një josto marramendëse vjetore. Sipas përllogaritjeve të bëra nga grekët, të zbuluara nga Shqiptarja.com, një i burgosur në shtetin helen, ka një kosto prej 1000 eurosh në ditë, ose 365 mijë euro në vit.
Në lidhje me 500 të burgosurit shqiptarë që mendohet se mund të sillen në Shqipëri për të vuajtur dënimet, ata janë të dënuar për krime të rënda. Kështu, sipas matematikës së helenëve, një i dënuar me 15 vjet, i kushton Greqisë 5.475.000 euro, një i dënuar me 20 vjet, 7.300.000 euro dhe një i dënuar me 25 vjet, 9.125.000 euro.
Ndërsa po të llogariten ata që janë të dënuar me burgim të përjetshëm, kostot do jenë aq të mëdha, saqë vetë grekët, sidomos në kushtet e krizës aktuale, do të luteshin që të mos jetonte shumë gjatë. E parë në këtë këndvështrim, për financat e Greqisë, është me shumë leverdi, që të dënuarit shqiptarë që vuajnë dënimet atje, të sillen më mirë në vendin tonë, pasi kostot për grekët do të përgjysmoheshin.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com