Një samit urgjent mes udhëheqësve të vendeve të eurozonës është vendosur të mbahet ditën e hënë, pasi përpjekja e fundit për të zgjidhur krizën e borxhit grek dështoi plotësisht.
Në takimin e fundit mes ministrave të financave, të mbajtur ditën e enjte nuk është bërë asnjë përparim.
Kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, tha se gjithçka u diskutua është "shumë pak" për një përparim të mëtejshëm dhe se "asnjë marrëveshje nuk shihet për momentin në horizont". Greqia ka më pak se dy javë kohë për të arritur një marrëveshje me kreditorët e saj ose të përballet me një dështim mbi larjen e kredive ekzistuese.
Z. Dijsselbloem theksoi se tashme ka mbetur shumë pak kohë për Greqinë. Raportet thotë se Banka Qendrore Evropiane do të mbajë një takim urgjent të Këshillit të saj qeverisës sot për të diskutuar mbi situatën e përkeqësuar të bankave greke.
Kriza në Greqi, Mbahet të hënën
samiti i urgjencës së eurozonës
/Shqiptarja.com