GREQI- Greqia do të mbajë një referendum në datën 5 korrik mbi propozimin e kreditorëve për çështjen e borxhit. Kthesa dramatike për Athinën erdhi afër mesnatës. Lajmin e konfirmoi Kryeministri Aleksis Tsipras në një nga mediat kryesore të vendit. Tsipras njoftoi se njerëzëzve do ju duhet të vendosin me anën e një referendumi mbi propozimin e kreditorëve.
Kryeministri grek shpjegoi se për këtë çështje i duhet të konsultohet. Partnerët Eurogrupit kanë paraqitur një ultimatum për Greqinë e cila është e detyruar të pranojë masat shtrënguese.
"Ne jemi të detyruar për t'iu përgjigjur Eurogrupit me vullnetin e qytetarëve" shprehet Tsipras.
Eurogrupi po na detyron të pranojmë barrën e padurueshme që do të kishte përkeqësuar situatën e tregut të punës dhe rritjen e taksave. Qëllimi i disa prej partnerëve evropianë është dhe poshtërimi i gjithë popullit grek. Po kështu edhe Ministri i Zhvillimit, Panajotis Lafazanis, i ka kërkuar kombit grek të ngrihet dhe të votojë kundër kërkesës se kreditorëve ndërkombëtarë.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO