Kriza në Itali, Bushati le të hapur derën për më shumë emigrantë: Mbajmë sa kemi mundësi

Kriza në Itali, Bushati le të hapur derën për më shumë emigrantë: Mbajmë sa kemi mundësi

Emigrantet qe ishin bllokuar ne anije ne Catania

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen me vendimin për të pritur 20 emigrantë nga Italia nga anija që ishte bllokuar prej 5 ditësh në Catania. Tirana zyrtare mori përgëzimet e vendit fqinj për solidaritetin, ndërsa ministri i Jashtëm Bushati në një intervistë për ‘Corriere’ nuk përjashton se mund të pranojmë edhe më shumë, por sigurisht mbi bazën e kapaciteteve. 

Shkrimi i plotë në Corriere della Sera
“Kur eritreasit ishim ne, 26 vjet më parë, ju italianët na hapët dyert, na mikpritët në shtëpitë tuaja, na ushqyet. Sot dëshirojmë t’ju kthejmë atë të mirë, edhe pse në mënyrë modeste, duke mirëpritur 20 refugjatë të anijes Diciotti”. Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati sintetizon kështu për “Corriere” qëndrimin e qeverisë socialiste të drejtuar nga Edi Rama. Dhe konfirmon atë që është orientimi i ri i vendit ballkanik, pasi ka kaluar një çerek shekulli, nga një vend dëshpërimi – me më shumë se një milion shqiptar që braktisën vendin sidomos drejt Italisë dhe Greqisë, pas gjysëm shekulli diktaturë – në një komb dinamik dhe në pritje të muajit qershor 2019 kur duhet të çelen negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Një vend me një sipërfaqe pak më të madhe se Siçilia, një popullsi që prek 2,9 milion banorë, dhe me Prodhimin e Brendshëm Bruto në rritje me 3,8% në 2017. Një shtet ku po transferohen gjithnjë e më shumë njerëz, ku sipas përllogaritjeve të INSTAT (Instituti Kombëtar i Statistikave) janë 12,906 të huaj me leje qëndrimi, me një rritje prej +3,1% në vitin 2016.

Një gjest, ky i Tiranës që “shpresojmë të përcjellë një mesazh për të tjerët”, vijon më tej Bushati. Shefi i diplomacisë shqiptare ka shkruar në Tëitter se vendi i tij nuk mund të “zëvendësojë Evropën”. “Imigracioni – arsyeton ai gjatë një bisede telefonike – ka nevojë për një përgjigje pan-evropiane, nuk mund t’i lihet një vendi të vetëm ta përballojë, çdo kryeqytet duhet të bëjë pjesën që i takon”.

Në marrëveshjen me Romën u arrit pas disa bisedave mes institucioneve të dy vendeve. Më pas vijoi biseda telefonike mes Bushatit dhe kolegut italian Moavero Milanesi. Në ditët në vijim, zyrtarët shqiptarë dhe italianë do të takohen për të organizuar transferimin dhe për të vendosur fondet që do të përdoren. Për momentin bëhet fjalë për 20 refugjatë, por Bushati nuk përjashton se mund të jenë edhe më shumë. “Sigurisht mbi bazën e kapaciteteve tona, nuk mund të ofrojmë më shumë se ç’mundemi” – sqaron ai.

Ky gjest, a është një mënyrë për Tiranën për të përshpejtuar hyrjen në BE? “Ne jemi gati, por na intereson më shumë të japim një mesazh” – përsërit Bushati, duke hedhur poshtë idenë për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri. “Jemi kundër dhe Kryeministri Rama ka qenë i qartë: nuk janë përgjigjja e duhur ndaj fenomenit migrator”.


Shkrimi në Corriere della Sera

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen