Kriza në Ukrainë, Basha: Duhet dialog, rezoluta në KS demonstrim se OKB mbështet paqen! Meta: Jemi me popullin që po lufton me çdo çmim për lirinë

 Kriza në Ukrainë, Basha: Duhet dialog, rezoluta në KS demonstrim se OKB mbështet paqen! Meta: Jemi me popullin që po lufton me çdo çmim për lirinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se zgjidhja për krizën Ukrainë-Rusi është dialogu.

“Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë”, shkruan ai, ndërsa kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve të Ukrainës për bisedime me Rusinë, ende një gjë e tillë nuk është realizuar. Ndërkohë ditën e sotme delegacioni i Ukrainës ka mbërritur në Bjellorusi për t’u ulur në tryezën e bisedimeve me Rusinë.

Kryedemokrati thotë se është koha për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë.

“Qëndroni më Ukrainën”, shkruan Basha.

“Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë. Kjo është koha për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë. Qëndroni Me Ukrainë”, shkruan kreu i PD.

Basha e cilësoi rezolutën e KS të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA si një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes.

“Sesioni Emergjent i OKB-së pas Rezolutës së KS të propozuar nga Shqipërisë dhe SHBA është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE. Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim.”, shkruan ai.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:36
‘Shqipëria krah Ukrainës’, Meta: Jemi në solidaritet të plotë me një popull që po lufton heroikisht për të mbrojtur me çdo çmim lirinë

Me pamje nga lufta, njerëz në pritje për t’u larguar dhe solidaritetin e botës në këto momente të vështira, presidenti Ilir Meta shprehet se Shqipëria është krah për krah me Ukrainën.

Presidenti tha se Shqipëria është në solidaritet të plotë  me përpjekjet e një populli që po lufton heroikisht për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij!

Meta i ka bërë thirrje shoqërisë civile për të vijuar ndihmat humanitare.

“Shqipëria krah për krah me Ukrainën, në solidaritet të plotë me përpjekjet e një populli që po lufton heroikisht për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij!

Nxis shoqërinë civile për të vijuar ndihmat humanitare!”, shkruan Meta.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda