Në një kohë kur Venezuela po kalon një periudhë të vështirë ekonomike, shteti amerikan është ofruar në ndihmë të saj përmes ndihmave. Avionët ushtarakë amerikanë po zbarkojnë ndihma humanitare për Venezuelë, në qytetin kufitar Kolumbian të Cucutas.
Ndërkohë presidenti Nicolas Maduro thotë se ndihma është pjesë e një komploti të fshehtë të SHBA-ve për të nisur pushtimin në Venezuelë. Ndaj mbetet ende e paqartë nëse ndihma do të pranohet .
Duke folur në një konferencë shtypi në Cucuta, administratori i USAID, Mark Green, tha se ndihmat ishin kërkuar nga Z. Guaido, udhëheqës i Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita sepse Venezuela po përballet me një krizë humanitare në rritje.
"Fëmijët janë të uritur dhe gati çdo spital në Venezuelë po përjeton mungesa serioze të ilaçeve", tha Green.