Numri i të vdekurve nga dy tërmetet tragjike që goditën Venezuelës një javë më parë, e kanë çuar numrin e viktimave në 2.595. Më shumë se 12.000 të tjerë kanë mbetur të plagosur informoi presidentja në detyrë Delcy Rodriguez ndërsa rreth 38.500 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Tërmetet 7.2 ballë e 7.5 ballë të shkallës Rihter, dëmtuan rëndë gati 800 ndërtesa, përfshirë 189 që u shkatërruan plotësisht, sipas autoriteteve. Grupe shpëtimi ndërkombëtare janë angazhuar për nxjerrjen nga rrënoja të personave të bllokuar.

Shpresat thuajse janë shuar për të gjetur të mbijetuar, por qeveria nuk i ka ndërprerë kërkimet. Ndërkohë një burrë i identifikuar si Herman Gil është nxjerrë i gjallë nga rrënojat 8 ditë pas tërmetit.   

Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara parashikoi se dëmet e shkaktuara nga tërmetet janë më shumë se 10 miliardë dollarë ndërsa qeveria venezueliane ka shpallur 7 ditë zie kombëtare.