VENEZULË- 40 protestues venezuelianë kanë humbur jetën nga përplasja e tyre me forcat policore të qeverisë. Përplasja mes qeverisë së Maduros dhe opozitës së Guaidos ka çuar në vdekjen e dhjetëra protestuesve, numri i të cilëve rritet gradualisht nga 23 janari, dita e fillimi të protestës.
Protestat vazhdojnë pasi Maduro nuk pranon dorëheqjen e kërkuar nga opozitarët ndërsa Guaido, i vetëshpallur si presidenti i vendit, edhe pse ka marrë mbështetjen e SHBA-së e Kanada-së dhe të disa vendeve perëndimore, ende nuk ka arritur të marrë ‘çelësat’ e qeverisë së Venezuelës. Këshilltari i SHBA për sigurinë, John Bolton kërcënoi Maduron për dhunën ndaj anëtarëve të opozitës dhe menjëherëë SHBA vendosi sanksione ndaj kompanisë shtetërore të naftës në Venezuelë.
Por do të ishte ministri i mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez i cili deklaroi se ushtarët e Venezuelës do të vdisnin për qeverinë e tij, nëse do të ishte nevoja.
Ndërkohë Maduro akuzon SHBA-në se është ajo përgjegjësja për të gjitha trazirat në vend, me qëllim për ta hequr atë nga presidenca. Rusia, Kina dhe disa vende të Lindjes kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për presidencën e Maduros.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.6%
-
Jo
81.4%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Richard Grenell në Venezuelë, takohet me presidentin Maduro
31 Janar, 22:31
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Venezuela arreston shtetas spanjollë, amerikanë dhe çekë, duke i akuzuar për 'destabilizim'
15 Shtator 2024, 17:43
-
SHBA konfiskon avionin e presidentit venezuelian, Maduro
3 Shtator 2024, 12:59
-
SHBA sekuestron avionin e presidentit të Venezuelës
3 Shtator 2024, 07:28
-
OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës
14 Gusht 2024, 19:12
-
Venezuela në kaos, Maduro bllokon rrjetin X për dhjetë ditë: Musk nxit luftën civile! Manjati: Gomar!
9 Gusht 2024, 07:29
-
Përshkallëzohen trazirat në Venezuelë, shkon në 24 numri i të vdekurve! Opozita konteston, Maduro nuk tërhiqet
7 Gusht 2024, 09:02
-
Shtatë vende të BE-së i bëjnë thirrje Venezulës t’i publikojë të dhënat zgjedhore
4 Gusht 2024, 14:39
-
SHBA njeh kandidatin e opozitës si fitues të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë
2 Gusht 2024, 07:38
-
SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje
31 Korrik 2024, 22:23
-
Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj
30 Korrik 2024, 16:18