Kriza politike dhe influenca ruse, zbarkon në Tiranë zyrtari i lartë i SHBA-së

Kriza politike dhe influenca ruse, zbarkon në Tiranë zyrtari i lartë i SHBA-së

TIRANE-Një delegacion i Departamentit Amerikan të Shtetit i kryesuar nga Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore David Kostelancik ka nisur një vizitë në vendin tonë.

Lajmi konfirmohet nga burime të Report Tv, ndërsa theksohet se takimet në Shqipëri do zhvillohen në kuadrin e vizitave rutinë në rajon për shkak të postit. Por fakti që në axhendë janë takime me kryeministrin nesër në orën 17:00 dhe liderët kryesorë të partive politike nuk shmang dot diskutimet për krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë prej 6 muajve.

Diplomati i karrierës Kostelancik gjatë vizitës në Shqipëri dhe takimeve me liderët e partive kryesore opozitare pritet që të kërkojë normalizimin e situatës me qëllim uljen e palëve në dialog për të kapërcyer ngërçin, që mund të ndikojë edhe në vendimin për hapjen e negociatave në mes të Tetorit.

E ndërsa dy vite më parë ishte Hoyt Brian Yee, ish-zyrtar i lartë i DASH-it që arriti që të zgjidhte krizën, tashmë mbetet për t'u parë nëse Kostelancik, që herët ka qenë edhe pjesë e stafit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë do të arrijë që të ketë sukses në përpjekjen e tij.

David Kostelancik ka qenë zëvendës ambasador i SHBA në Hungari, ndërsa ka mbuluar edhe marrëdhëniet me Rusinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, teksa edhe çështja e influencës së Moskës në Ballkan mund të jetë pjesë e diskutimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 03/09/2019 16:35

    Rrofte sa nalet Amerika se pp mos te jete ajo ariu polar eshte gati te na godase.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan