Kriza, shqiptarët: Në Greqi
u shua shija e kapitalizmit

TIRANË/ATHINE - Artur Metaj i bëri dhrahmitë e para në vitin 1991 kur i shiste pantallona Bermuda ushtarëve të SHBA të vendosur në kryeqytetin grek, Athinë. Greqia i ofronte shqiptarëve si Metaj shijen e parë të kapitalizmit, pas kolapsit të katër dekadave të regjimit komunist.
Metaj hapi një sallon bukurie, punësoi 14 vetë dhe ishte i vendosur në Greqi nga rreth 500 mijë shqiptarë të vlerësuar atje, duke dërguar para në shtëpinë e tij në formën e reminitancave – për një kohë të gjatë element kryesor për ekonominë shqiptare. Por pas krizës së borxheve greke në 2009, bakshishet gjeneroze për Metajn u fashitën dhe klientët e tij të rregullt filluan ti kërkonin dhe borxhe.
Ndërsa bota po shihte përpjekjet greke për të përballuar rritjen e lartë të papunësisë, rritjen e taksave dhe uljen e pagave, një komunitet i heshtur prej qindra mijëra shqiptarësh, 60% e forcës punëtore në Greqi – po peshonin të ardhmen e tyre.
Shumë prej tyre u përballën me një zgjidhje të zymtë: të ktheheshin tek vendi i tyre i varfër që e kishin lënë pas dhe të përpiqeshin për të filluar sërish, ose të qëndronin dhe të përballeshin me kërcënimin që të hynin në ilegalitet në krizën që përfshiu vendin që e kishin kthyer në shtëpinë e tyre.
Kur një hajdut kishte vendosur një vare (cekan) në dritaren e dyqanit të Metajt, ai gjeti zgjidhjen për tu larguar. Ai u kthye në Shqipëri në dhjetor, me gruan dhe gocën e re dhe kishte kursyer mjaftueshëm sa për të hapur një sallon të ri modest në kryeqytet, Tiranë.
“Dukej sikur nuk kishin mbetur më lekë” thotë ai për Greqinë . “U thanë të gjitha”.
Qindra shqiptarë janë kthyer në shtëpi, duke kërkuar sigurinë e familjeve të tyre por duke marrëë me vete edhe fëmijët e lindur dhe rritur jashtë për të cilët Shqipëria duket një vend i çuditshëm.
Me krizën në Greqi dhe Itali- një tjetër pikë e nxehtë për emigrantët shqiptarë – që nuk tregon ndonjë shenjë minimizimi së shpejti, pyetjet janë duke u ngritur për Shqipërinë që ka qenë e varur shumë nga reminitancat për të mbështetur rritjen ekonomike, dhe nëse një valë e kthimit të emigrantëve do të jetë një ndihmë apo një barrë.

“E lartë dhe e thatë”
“Kriza ka prekur më shumë sektorët ekonomikë ku janë të punësuar gjerësisht emigrantët” thotë Anna Triandafyllidou, një zyrtare hulumtuese në think-tank ELIAMEP në Athinë, që ka studiuar impaktin e krizës për emigrantët.
Sektori i ndërtimit, ku shumë shqiptarë patën fillimin e tyre të parë, ka hequr pothuajse gjysmën e fuqisë punëtore, nga 240 mijë të vitit të kaluar në 400 mijë në 2008.
Numri i qëndrimit të emigrantëve rezidentë ka rënë me 20 përqind në vit që kur filloi kriza, thotë Triandafyllidou.
Emigrantët mund të humbasin statusin e tyre legal nëse ata janë pa punë për një periudhë të gjatë. Shumë prej tyre janë të detyruar për të punuar me pagesa më të ulta apo pa përfitimet e sigurimeve sociale.
“Ajo çka vuajnë emigrantët që tani është de-legalizimi, i cili është tragjik” thotë Triandafyllidou.
Të enjten, policia greke tha se një shqiptar 38 vjeçar vrau veten ndërsa u hodh nga catia e një ndërtese në ishullin jugor të Kretës.
Motivi nuk dihet, por një zyrtar i policisë që nuk do të citohet me emër tha se babai i dy fëmijëve jetonte në Greqi prej 15 vitesh, dhe kohët e fundit kishte shkuar në Shqipëri të kërkonte punë por pa sukses.
Kjo ndodhi një ditë pasi një pensionist grek qëlloi veten në kokë jashtë parlamentit, duke lënë një pusullë të shkruar duke thënë se më mirë vdiste sesa të rrëmonte plehrat për të gjetur ushqim.
Me një përqindje papunësie prej 13.4 përqind, Shqipëria nuk është në gjendje të thithë emigrantët që kthehen për të kërkuar punë.
Vendi është një ndër më të varfrit në Evropë, që po vuan edhe ndjerjen e krizës së borxheve të eurozonës dhe në mënyrë të vecantë nga partnerët e saj kryesorë tregtarë, Greqia dhe Italia.
Reminitancat nga shqiptarët që punojnë jashtë janë përgjysmuar nga viti 2007, kur 951 milionë eurot janë gati 10 përqind e prodhimit të brendshëm bruto.
Kolapsimi i sektorit të ndërtimit
Shifra të besueshme janë të vështira për tu marrë, por zyrtarët shqiptarë vlerësojnë se 15 përqind e komunitetit emigrant shqiptar në Greqi dhe rreth 250 mijë emigrantë ilegalë janë kthyer në Shqipëri.
Depozitat bankare në Shqipëri u rritën me 717 milionë euro ndërmjet janarit 2011 dhe janarit 2012. Një pjesë e madhe e këtyre parave besohet se janë ato që kanë sjellë emigrantët në shtëpi.
“Ata ishin të zgjuar – lëvizën fillimisht depozitat, më pas pronat e tyre, dhe tani po kthehen për një jetë të re”, thotë ish zv.ministri i Financave Florian Mima.
Por, po përballen me një të ardhme të paqartë.
“Këtu marr 800 lekë në ditë (rreth 5 euro), që është sa ajo që merrja për një orë punë në ditë në Greqi” thotë Florenca Sulollari, që gjeti një punë në një ndërmarrje tekstile në qytetin e Korçës, pasi humbi një punë të ngjashme në Greqi.
Problemet e Greqisë ndoqën edhe atë. Industria tekstile fillimisht shpërtheu falë kërkesave nga Greqia, por që tani janë duke luftuar për të rezistuar.
Kompanitë greke kanë më shumë se 40 përqind të investimeve të huaja në Shqipëri, por kompania Greit shpk që punon Sulollari, ka shkurtuar forcën e punës në 67 nga 350 në 2006 ndërkohë që avulluan kërkesat nga Greqia.
“Nën stres” përgjigjet pronari i kompanisë greke Panajotis Kaglatzis, kur u pyet sesi ia dilte. “Jam duke luftuar këtu, dhe nuk jam i sigurt që do të marrë paratë”.
Në pikën doganore të Kapshticës në një ditë të ngrohtë marsi, shefi i doganës Artan Zaimi tha se 57 familje lanë Greqinë që nga janari, pas 170 familjeve në 2011. “Që nga korriku 2011, numrat janë dyfishuar” tha ai.
Disa kishin sjellë makineritë e pizzave apo bukës, traktorët dhe mjetet e punës me vete për të filluar biznese, i tha Zaimi Reuters-it.
“Shumica e mjeteve u janë dhënë nga punëdhënësit e tyre grekë” thotë ai. “Disa kanë sjellë bizneset fillimisht, më pas familjet e tyre”.
“Si të huaj”
33 vjeçari Bledjan Lime ka gjithë familjarët në të pasmen e një furgoni të bardhë, duke u kthyer në Greqi pas 20 vjetëve.
I lodhur, i djersitur dhe në pamundësi për të gjetur fjalët, Lime tha se nuk e dinte se çdo të bënte për punë. Kishte shpresa për vajzën e tij të vogël 4 vjeçare Kemili, që sikurse ai dhe gruaja kanë harruar të flasin shqipen, ashtu sikurse çdo fëmijë shqiptarë i lindur në Greqi.
“Femijët gjithashtu ndjejnë stresin dhe racizmin” thotë Elda Uzhuri.
Uzhuri u kthye kur bashkëshorti nuk po i gjente asnjë punë në ndërtim dhe grekët filluan të ulnin shpenzimet për ndihmesa shtëpie si babysitters apo kujdestare të moshuarish.
“Atje, ata ishin shqiptarë” thotë ajo për fëmijët 13 dhe 11 vjeçarë, “këtu shihen si grekë. Derisa sa të stabilizohen do të ndihen si të huaj në të dy vendet”.
Politikanët shqiptarë e minimizojnë impaktin e valës së kthimit të emigrantëve për ekonominë shqiptare.
“Jam shumë i bindur që Shqipëria mund të mbajë të gjithë emigrantët nëse ata vendosin të kthehen” thotë Mima, ish zv,ministri i financave që tani është në komisionin parlamentar të ekonomisë.
“Të kthehesh në Shqipëri me një llogari bankare të plotë dhe të kesh në kokë shumë ide? Toka është këtu” i tha ai Reuters. “Agrikultura do e thithë këtë forcë pune”.
Por pagat e ulta dhe çmimet relativisht të larta do të pengojnë të tjerët, thotë Fatmir Memaj, zv.dekan i Fakultetit ekonomik në Tiranë, i cili ka studiuar çështjet emigratore.
Ai tha gjithashtu se rënia e reminitancave dhe tendosja në ekonomi mund të detyrojë Shqipërinë të rimendojë modelin e saj ekonomik larg mbështetjes së punës së saj në diasporë apo atyre që punojnë jashtë.
Duke i dhënë formën e fundit sallonit të tij të bukurisë në Tiranë, Arthuros Styling, Metaj është realist për të ardhmen. “Këtu nuk mund të fitosh aq shumë para sa andej, por ka edhe shpenzime më të vogla” thotë ai. “Në të dy vendet këtu dhe atje, puna e rëndë nuk vlerësohet. Cdokush të thotë: merre lehtë”
Marrë nga Reuters
(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)