Financieri i njohur amerikan me origjinë hungareze, George Soros deklaroi se ”sistemimi dhe pritje e refugjatëve do të sillte pozitivitet për ekonominë e Europës, vendet që do të marrin më shumë refugjatë do të rriten ekonomikisht më shpejt në të ardhmen”, ka theksuar Soros gjatë një interviste për italianen corriere della sera
"Ekonomia evropiane do të shkojë drejt përmirësimit nëse ringritja e saj nuk do të dëmtohet nga episode të reja të destabilitetit financiar, siç ndodhi gjatë javëve të fundit. Nuk duhet t’i besohet shumë politikës së ekspansionit monetar të Bankës Qendrore Evropiane”, shton ai.
”Zgjidhja e krizës migratore, madje edhe zgjidhja e krizës ukrainase dhe kërcënimi që përfaqëson Rusia, kërkon që Evropa të bëjë investime serioze. Kriza migratore kërcënon të shkatërrojë Bashkimin Evropian. Angela Merkel ka treguar se është një staticiene e vërtetë, pasi ka kuptuar sesa e rëndësishme është çështja migratore. Pa një politikë reale evropiane në këtë front, fakti që çdo vend evropian mund të punojë për llogari të tij, mund të shkatërrojë unionin”, thekson Soros.
Redaksia online
s.m/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com