Krizë në romancën e Cristiano-s dhe Georgina-s, shtyhet data e martesës

Krizë në romancën e Cristiano-s dhe Georgina-s, shtyhet data e martesës

Ronaldo dhe Georgina

Mediat e huaja thonë se ka një krizë në çift  midis dy emrave të njohur Ronaldos dhe Georgina-s Programi “Socialite” ka bërë me dije së fundmi se dicka jo e mirë po ndodh mes dyshes. Shkak thuhet se u bë një video që u postua ditë më parë, ku modelja surprizoi partnerin e saj me një dhuratë, pikërisht Rolls Royce. Komentuesit në rrjete dhe sociale dhe mediat e huaja thonë se në atë video të postuar pak ditë më parë, kimia mes tyre duket se ishte “shuar”. Disa raportime thonë se ata janë bashkë vetëm për nevojat e kompanive reklamuese.

“Sa herë ftohtësia mes të dyve del gjithnjë e më shumë, për shembull në videon e fundit që kanë publikuar… Në Amerikën Latine thuhet se çifti mund të jetë ende bashkë për famë, sepse lidhja e tyre u sjell kontrata të mëdha reklamash dhe një jetë të rehatshme ”, theksoi Laura Roigé në emisionin Telecinco.

Nje gazetar tha se humbja e lojtarit mund të ketë sjellë edhe dëshpërim në këtë periudhe dhe të ketë ndikuar në shtyrjen e datës së martesës.

"Zhgënjimi i fundit i lojtarit në Botërorin e Katarit me kombëtaren portugeze mund të ketë shkaktuar krizën dhe dasma që ata kishin planifikuar për vitin 2023 është në pritje”, tha gazetari Gonzalo Vasquez.

Shtyrja e dasmës së tyre është e pacaktuar ende, sepse dyshohet që dyshja nuk është e sigurt në vendimin e tyre.  

Modelja në një intervistë që ka dhënë më herët, ka dhënë disa detaje për marrëdhënien e saj me Cristiano-n.

“Unë dhe Cristiano u dashuruam me shikim të parë, kur e pashë për herë të parë ndjeu se koha ndaloi. Nuk kam parë kurrë një burrë kaq të pashëm, kaq të vëmendshëm. Ai është mashkulli më i pashëm që sytë e mi kanë parë ndonjëherë. Dhe po, unë jam e dashura e futbollistit më të mirë në botë, por nuk është e nevojshme që njerëzit, dhe shumë gra, ta përdorin këtë në mënyrë nënçmuese”, tha Georgina.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale