Lobimi rus/ Balla: Kanë ardhur dy letërporosi nga SHBA dhe Skocia për Bashën

TIRANE - Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, tha në "Report Tv" se dy letër porosi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia, kanë mbërritur në Prokurorinë Shqiptare sa i përket një hetimi që po kryhet në të paktën tre shtete sipas tij, ndaj Lulzim Bashës për çështjen e lobimit rus në financimit e fushatës elektroale të PD-së nëzgjedhjet parlamentare të 2017-ës. 

I ftuar në emisionin '45 minuta' në Report Tv, deputeti socialist tha se janë duke u kryer hetime në SHBA, Skoci dhe në ishujt Belize.

"Prej 16 shkurtit transmetohet direkt nga protesta apo selia e PD për televizionin shtetëror rus, nuk di se sa rëndësi paska për qeverinë ruse zyrtare, median zyrtare ruse, protesta e opozitës në Shqipëri. Ka pasur një akuzë, unë kam qenë i drejtpërdrejtë asokohe, në emër të PS-së, për një skenë financimi të dyshimtë me shumë para 650 mijë dollarë, në interes të Bashës, në dëm të Shqipërisë. Një akuzë që sot është në hetim, dhe për shkak se është në hetim kam mbyllur gojën për të pritur rezultatet e hetimit. Ky është një hetim që përfshin një skemë financimi të dyshimtë, me burime që vijnë nga Rusia, me oligarkë rusë, sipërmarrës rusë, që janë financuar nga shteti përmes punëve publike në vendin përkatës, dhe që një pjesë të këtyre financimeve janë gjetur përmes kompanive guackë, të kenë financuar lobimin kundër Shqipërisë. Ky interes i dyshimtë rus për protestën e Bashës, Kryemadhit dhe Berishës, është i dyshimtë. Sot nëpër Evropë mund të ketë pasur protesta me shumë më shumë pjesëmarrje, që media ruse të transmetonte protestën me 1500 vetë të opozitës. Për këtë çështje kanë ardhur dy letër porosi në Prokurori, nga SHBA dhe Skocia. Po presim nga prokuroria letër porositë për ndikimin rus, financimin rus të Bashës në vitin 2017, jam i sigurt që letërporositë kanë ardhur. Por nuk po flasim sepse kur heton prokuroria politika hesht", tha Balla.

I pyetur nga gazetari dhe moderatori Denis Minga, se sa vende janë të përfshira në këtë hetim, Balla përgjigjet:

"Hetimi që përfshin edhe Lulzim Bashës për historinë e kompanisë guackë është një hetim që zhvillohet njëkohësisht në tre shtete të paktën, për të mos thënë edhe në Belize, vendi i një prej kompanive offshore. Një shërbim që është kryer në favor të porositësit Basha në Tiranë, kemi një kompani të hapur për këtë transkaksion "Biniata Trade" në Skoci, dhe një shërbim të kryer në SHBA. Për SHBA ky është një krim federal që hetohet nga byroja federale e hetimit,. Nuk dua të bëj komente sa kohë janë duke u bërë hetime, ne rezervohemi për të vijuar akuzat publike, kemi plot informacione", theksoi Balla.

Balla e akuzuar edhe më herët liderin demokrat për transferta të paligjshme, pa asnjë deklarim që PD ka bërë për llogari të lobistëve të saj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Sipas kryetarit të grupit socialist, lobimi i dyshimtë i Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë Muzin Capitol Partners, po hetohet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Është zbuluar se paratë për shërbimet ndaj PD kompania e lobingut i ka marrë nga "Biniatta Trade LP", e cila rezulton të jetë kompani "fantazëm”.

Balla rrëzon Metën: S'ka krizë kushtetuese. Opozita maksimumi proteston edhe 2-3 herë!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kundërshton deklaratat e presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë foli për krizë politike, institucionale dhe kushtetuese.

"Nuk bëhet fjalë për krizë politike, nuk di se ku e gjeti presidenti krizën kushtetuese institucionale. Krizë është kur institucionet nuk funksionojnë, por kuvendi është funksional. Sot 4 deputetë të opozitës kanë marrë detyrën. 6 kandidatë të tjerë, 3 nga PD dhe 3 nga LSI kanë dorëzuar dokumentacionin për ligjin e dekriminalizimit. Opozita po zëvendëson përfaqësuesit e vet. Sot në Kuvend është kthyer vota kundër, institucion në demokraci", tha Balla i ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv.

Përballë gazetarit Denis Minga, deputeti socialist, Taulant Balla, tha se nuk beson që opozita të zhvillojë protesta të tjera, pasi sipas tij edhe tubimi i sotshëm para Kuvendit, tregon se protestat po shkojnë drejt shterimit.

"Edhe sot kuvendi shumë normalisht Kuvendi vijoi axhendën intensive të integrimit të Shqipërisë në BE, kishim dy marrëveshje të rëndësishme që e përfshijnë Shqipërinë me vendet partnere në kuadër të këtij procesi. Se çfarë ndodh në oborrin e jashtëm të Kuvendit, është dicka që po vjen në zvenitje të përditshme, besoj se maksimumi dhe dy tre herë do ndodhë"

Taulant Balla

Por si mund të vijohet në procesin integrues të Shqipërisë me këtë situatë politike?

Balla thotë se një nga pikat e rëndësishme për jetën politike që lidhet me kushtet për integrimin, është reforma zgjedhore. Dhe me opozitën e re që po krijohet në Kuvend, Balla tha se shumë shpejt do të shkohet drejt miratimit të draftit të reformës zgjedhore.

"Unë jam objektiv, gjithmonë Shqipëria ka pasur disa detyra për të adresuar, ajo që lidhet me jetën politike, Kuvendin, ishte e lidhur me adresim për çështjen zgjedhore, dhe që unë mendoj se drafti i dakordësuar tërësisht me ish-grupin parlamentar të PD-së, jam i sigurt dhe me ata që do të vijnë, dhe të tjerë që mesa duket do të ketë, besoj duhet të jetë drafti që duhet të ketë dakordësinë për tu miratuar, drafti i reformës zgjedhore. Një ndër pikat e saj është edhe depolitizimi i komisionerëve", u shpreh Balla.

Balla thotë se opozita nuk e pengon  reformën në drejtësi, pasi mazhoranca i ka votat.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 06/03/2019 00:37

    Ca ti bojm Balles q o megjithmen kokshpull e flet për kto gjona n publik, se o n shqipri po t ishte me naj ven tjtr kishin ndërpre sinjalin e kanalit direkt

    Përgjigju
  • Robshi: 05/03/2019 17:45

    Hahahaha balle kokeshpulla tu bo politikë globale...po ik o sharlatan se me kthy vëmendjen nga shqipëria rusi, ti e shumë të tjerë dilni me presh në dorë për 1 javë...thuaj shyqyr që sekzistojme në interesat ruse se e kishe honger ndonjë video ose audio që të të ikë pushteti për 24 orë...nejse ti jepi se mban populli fundja në politikë lejohen shpifjet...

    Përgjigju
    • shqupist leshi: 05/03/2019 20:07

      nese nje ne 2 fjale ekam ofendim e bej qe mbase zgjoheni nga ky gjume shekullor ju shqupista me gjak komunisti dhe ide fashiste.sa per dijeni as qe nuk i degjoj se cfare thone keta,por nuk mundem pa degjuar ate qe po mundohet te pengoj shqiperin ne cdo aspekt,lulin dhe komapnin e tij.ose saliu tend qe 28 vjet njeher vetem njeher ta degjoj o kafshe me syze te bej politik,.por po te lexosh sic lexoj une portalet fqinje do ta kuptosh se sa ne rrezik eshte shqiperia.po te mendosh qe luli dhe mona jane politikan duhet te jesh shume i trash pastaj,.po te shkosh mbas atyre qe flasin per krimin kur krimi jane vete ata.do te thote qe je shume i zgjuar qe u beson.asnjeher nuk kam votuar ,per asnje.,por di se cdo te thote demokraci o kafshe me syze.dhe nuk jane ofendime por nje ngjuarje nga gjumi.do ishin ofendime po te kisha shoke,lexoni portalet fqinje.lexoni se lek kane hedhur ne shqiperi fqinjet duke paguar ata qe na hiqen si analista leshi dhe se gjoja na dine nga politika.shikoni se si u krijua agimi i arte nga kush parti.nga parti demokratike se vetem fajeln kane sic kane dhe keta kafshet tane qe jane deri ne palc komunista dhe me ide fashiste.tradhetar te kombit qe duan gjake si vampira qe te mbijetojn

    • Robshi: 05/03/2019 18:44

      O komentues idiot që një në 2 fjalë e ke ofendim...po kush ta jep të drejtën të mendosh se ke ekskluzivitetin e të vertetës në mendim dhe arsyetim o hale...more komunistjunior që beson se je shtet i fortë se ta thotë babai shpirtëror...O rusi akuzohet që ka ndikuar në zgjedhjen e trumpit sa per te kuptuar potencialin...ky bashkë me ty mendon se po e smbrapsin politikat e reformat mavi...O po ju jepni 2mije lekë ndihmë sociale e doni me bo global politikë

    • shqupist leshi: 05/03/2019 18:02

      edhe ti ashtu sic ke emrin robt ku ti kesh qe as shqip nuk ti te shkruash e jo me te lexosh ndonje gazete te fqinjeve te shikosh sec thone.po ka aq shume te trash ne shqiperi sa nuk e imagjinon dot.la saliu pa shkolle kastile per kete dite ti ket per vete keta kafshe qe lexojn vetem gazeten e shqupit.se jane aq kafshe dhe aq qorra sa nuk shikojn sec behet pak me tutje shqupit.nuk shikojn qorrat se cfare interesa kane fqinjet per ato qe bejn dhe duan te bejn ne shqiperi/po ajo rusi moj kafshe me syze nuk donte maqedoni ne nato dhe mailn e zi.ajo rusi moj kafshe e trashe nuk do nje shqiperi te forte por cop cop qe te dali ne dete o kafshe qe ndelet analfabet gjithe jeten,dhe kafshe do vdisni.por te pakten lexoni dhe shikoni dhe besoni vetem shqupin.qeneri e gjalle

  • Miri: 05/03/2019 16:56

    Lerini broçkullat o te paudhe. Po ju dridhen kembet dhe jeni sterosur koke e kembe te pakten mos dilni ne tv. Basha e mona jane shoket tuaj jo tonet, bashke me ta keni 20 vjet ne politike ndaj ju ka ardhur kohe te qerroheni o plera qe e mbaruat kete popull. Qelbesira.

    Përgjigju
    • lexues: 06/03/2019 12:02

      po te mendojne shqiptaret keshtu ketyre u q**** nona, por ne me mire ta e q**** nnes se te flasesh kundra partise "sone". popull dele

    • njerez te trash: 05/03/2019 17:33

      A me te lumte moj mirka.cne ruset ketu ?asnje nga fqinjet nuk gezohen me keto qe po ndodhin.jo me ruset.ruset nese japin direkt live e bejne per te miren e vendit jo si thone keta ne dem te vendit/tani dhe po than qe jane kundra shqip se madhe ska gje se e bejn kot per sport.dhe po derguan spiun te tyre e bejn pe sport prap.dhe fqinjet po paten paguar milion per te bere trazira prap per sport e bejn.se ata gjithmon e kane mbeshtetur shqiperin ne rrugen e saj per te mos furtu kurre ne evrop se humbasin shume pastaj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja