Në Prizren ashtu si në Prishtinë e qytete të tjera të Kosovës u zhvillua mbrëmë protesta më e pazakontë. Në kushtet e karantinimit për shkak të përhapjes së koronavirusit qytetarët dolën në ballkone duke u rënë tenxhereve.

Me këtë gjest ata kërkuan t'i tërheqin vëmendjen qeverisë, e cila është futur në një krizë pasi Kosova rrezikon të mbesë pa qeveri në kushtet kur vendi është duke u përballur me rrezikun e koronavirusit. 

Për këtë arsye qytetarët zgjodhën këtë mënyrë për t’i përçuar mesazhin qeverisë, duke treguar se nuk është ky momenti për krijimin e krizave të tilla.