/ATSH-AFP/ - Dhjetëra mijëra kroatë përkujtuan sot 23-vjetorin e martirizimit të Vukovarit në fillim të luftës serbo-kroate (1991-95), rënia e të cilit në duart e forcave serbe do të sinjalizonte tmerret e luftës në ish-Jugosllavi.
"Jam krenar që shikoj Kroacinë që respekton Vukovarin dhe që bën homazhe me dinjitet për kët ëqytete dhe për ata që janë vrarë aty", deklaroi presidenti kroat, Ivo Josipoviç gjatë një ceremonie që u zhvillua pra spitalit të Vukovarit, një simbol i rezistencës ndaj forcave serbe.
"Pas ceremonisë zyrtare, një kolonë e gjatë prej disa kilometra u drejtua drejt varrezës ku prehen viktimat e vrara gjatë rrethimit dhe pas rrëzimit të qytetit, më 18 nëntor 1991", njoftoi televizioni kombëtar.
Pjesëmarrësit mbanin në duar flamuj të Kroacisë dhe të njësive ushtarake kroate në kohën e konfliktit.
Pas mbërritjes në memorial, Josipovic, kryeministri kroat, Zoran Milanoviç dhe zyrtarë të tjerë politikë dhe përfaqësues të shoqërive të viktimave vendosën tufa me lule.
Pas shpalljes nga Kroacia të pavarësisë, seksionistët serbë të vendit, mbështetur nga ushtria jugosllave (JNA) dhe regjimi në pushtet në Beograd, ndërmorën në vitin 1991 një fushatë ushtarake kundër Vukovarit.
Rreth 1 800 vullnetarë kroatë, të pajisur kryesisht me armë të lehta, rezistuan për tre muaj. Qyteti ishte përfshirë nga bombardimet.
Rreth 1 600 persona, 1 100 prej të cilëve civilë u vranë gjatë rrethimit të Vukovarit dhe rreth 22 000 banorë u dëbuan pas marrjes së qytetit nga forcat serbe.
/Shqiptarja.com