Ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, i cili janarin e kaluar humbi në mënyrë të habitshme zgjedhjet presidenciale për rreth 30 mijë vota duke mos siguruar dot një mandat të dytë, njoftoi krijimin e një partie të re politike të qendrës së majtë.
"Në maj do të formoj një parti me frymë socialdemokrate që do të grumbullojë shumë qytetarë, veçanërisht të rinj", deklaroi për median Josipoviç, i cili pesë vite më parë u zgjodh president nga radhët e Partisë Socialdemokrate kroate, aktualisht e kryeministrit, Zoran Milanoviç.
Pas humbjes së zgjedhjeve Josipoviç refuzoi të kthehej në partinë e vjetër duke e kritikuar ashpër për mungesën e reformave.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kroaci do të zhvillohen në fund të këtij viti./ atsh/
/Shqiptarja.com