Kroaci/ Presidenti Milanoviç akuzon kryeministrin Plenkoviçin për 'grusht' institucional: Ushtria kroate nuk do të bëjë luftërat e të tjerëve
Zoran Milanoviç dhe Andrej Plenkoviç
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka akuzuar kryeministrin dhe liderin e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), Andrej Plenkoviç, se po tenton të marrë në mënyrë jokushtetuese kontrollin mbi ushtrinë përmes ndryshimeve të paralajmëruara në Ligjin e Mbrojtjes.
Në një deklaratë zyrtare, Milanoviç theksoi se këto ndryshime kanë për qëllim të kufizojnë dhe të zvogëlojnë kompetencat e tij kushtetuese si komandant suprem i Forcave të Armatosura. Ai paralajmëroi se nuk do të lejojë që ushtria kroate të përfshihet në “luftërat e të tjerëve”, duke iu referuar mundësisë së dërgimit të trupave kroate në Ukrainë.
“I bëj thirrje kryeministrit të respektojë Kushtetutën dhe vullnetin e popullit, i cili më zgjodhi mua për të mbrojtur ushtrinë dhe interesat kombëtare”, deklaroi Milanoviç.
Milanoviç, kandidat i Partisë Socialdemokrate në opozitë, do të përballet me kandidatin e HDZ-së, Dragan Primorac, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 12 janar. Në raundin e parë, ai fitoi mbi 49% të votave, ndërsa Primorac mori rreth 19%.
Presidenti e cilësoi çdo përpjekje për të ndryshuar Kushtetutën ose Ligjin e Mbrojtjes si një tentativë për të shkelur parimet kushtetuese dhe për të marrë kompetenca që i përkasin ekskluzivisht Presidentit të Republikës. Ai përfundoi duke rikujtuar se Kushtetuta kroate e përcakton qartë atë si komandant suprem, pa dallim midis kohës së paqes dhe asaj të luftës.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.1%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arbër Hoxha me trajner të ri, Fabio Cannavaro firmos me Dinamo Zagrebin
30 Dhjetor 2024, 14:10
-
'Trumpi i Kroacisë' deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale
29 Dhjetor 2024, 20:40
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor 2024, 13:55
-
Kroaci/ Adoleshenti sulmon me thikë mësuesen dhe 5 nxënës! Ndërron jetë 7 vjeçari
20 Dhjetor 2024, 13:26
-
Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardhur kontrabandë
19 Dhjetor 2024, 16:31
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Integrimi në BE/ Kroacia bllokon kapitullin 4 për Malin e Zi, kërkon zgjidhjen e pronësisë së anijes 'Jadran'
14 Dhjetor 2024, 09:50
-
Sulmi në Ibër-Lepenc, Kurti konferencë me homologun kroat Plenkoviç: Tani është shënjestruar popullsia civile
13 Dhjetor 2024, 14:50
-
VIDEO/ Gennaro Gattuso heq mjekrën pas 22 vitesh, arsyeja është speciale
12 Dhjetor 2024, 14:09
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor 2024, 16:15
-
Akuza për korrupsion, arrestohet dhe shkarkohet ministri kroat i Shëndetësisë!
15 Nëntor 2024, 20:32