Kroaci, Sokoli farkëtari udhëtar i 
 cili jetëson filozofinë mesjetare

Kroaci, Sokoli farkëtari udhëtar i <br /> cili jetëson filozofinë mesjetare
Mario Sokoliç-Sokol thotë se është një farkëtar i kalibrit. Udhëton nëpër vende të ndryshme për të vizituar panaire ku gjen mundësinë për të shitur atë që ka krijuar me duart dhe çekiçin e tij. Dyqani i tij i vogël njëherësh është edhe shtëpia e tij, ndërsa suveniret e tij unike të bëra me

farkim të ftohtë, tërheqin klientët si “magnet” në sheshin “Ban Jellaçiç”,.
 
Sokol prej njëmbëdhjetë vitesh është prezantues i teknikës së farkimit të ftohtë, që do të thotë se ai nuk punon me zjarr dhe shakull për të ngrohur metalet, por metalin e punon me teknika të ndryshme. Udhëton në të gjitha ato vende, në mbarë Kroacinë ku mbahen turnetë e

famshme.
 
Të gjitha prodhimet i bënë në vendin ku edhe i ekspozon, kështu që kalimtarët shpejt tërhiqen nga tingujt e goditjeve të sakta dhe trokitja e çekiçit të tij.
 
"Turistët e duan këtë, ata në të vërtetë kërkojnë diçka të tillë", tha ai në një intervistë për Anadolu Agency (AA).
 
Kaligrafia e tij posaçërisht çmohet nga skandinavët, japonezët dhe amerikanët.
 
Farkëtari ankohet në agjencitë turistike vendase, të cilët, siç thotë, preferojnë mallrat kineze dhe nuk prezantojnë sa duhet trashëgiminë e vendit, trashëgiminë autoktone dhe vlerat saj.
 
Në monedhat metalike apo patkonjtë miniaturë shtyp germat filigrane të alfabetit glagolitik ose gotik, ndërsa në byzylyk shtyp Lutje, këngë të vjetra apo emra. Siç thotë Sokoli, glagolitika është një nga shkrimet më të përparuara sepse çdo germë është një fjalë dhe çdo germë ka dhe

një vlerë numerike.
 
"Ne Kroaci, kemi një nga historitë më të pasura të Evropës, për të cilën nuk jemi të vetëdijshëm. Ne kemi më shumë kështjella për kilometër katror se sa Franca, ne ishim mburoja e krishterimit, muri i Europës nga lindja, kështu na quajti edhe Papa", thotë ky farkëtar i cili jetëson

filozofinë mesjetare.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak