Presidenti i Republikës Ilir Meta, nis sot një vizitë zyrtare dy ditore në Kroaci, me ftesë të Presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitarović.
Vizita e Kreut të Shtetit në Zagreb realizohet në prag të marrjes për herë të parë të Presidencës së Bashkimit Europian nga Kroacia.
Në Zagreb në maj 2020 do të zhvillohet edhe Samiti i radhës që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me BE. Shumë vende të BE kanë shprehur besimin e tyre se negociatat pas refuzimit më 18 tetor, mund të hapen para samitt të Zagrepit ose në Samit.
Në kuadër të vizitës së tij Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit Gordan Jandroković, Kryeministrin Andrej Plenković, si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar.
E BUKURA DHE BISHA
Përgjigju