ZAGREB-Gjykata e Lartë në Kroaci ka pezulluar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi duke vendosur që të rikthejë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë çështjen.
Shqiptarja.com ka siguruar vendimin e plotë që ka marrë gjykata e Lartë kroate për autorin e ngritjes së dronit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, në të cilin theksohet se gjykata e Dubrovnikut ka marrë një vendim të pabazuar në prova dhe fakte.
Gjykata e Lartë në Kroaci: Serbia nuk ka prova bindëse
Gjykata e Lartë e cilëson si të pabazuar vendimin e Shkallës së Parë, pasi Serbia nuk ka prova bindëse në kërkesën për ekstradimin e Ballistit.
“Vendimi i Shkallës së Parë është i paqartë dhe i pabazuar në ligj. Arsyetimi nga Serbia për ekstradimin nuk tregon fakte, vepra penale për të cilën akuzohet Morina nuk është e përcaktuar saktë. Gjykata e Shkallës së Parë duhet të njihet me provat e palëve dhe të rigjykojë dosjen” thuhet ndër të tjera në vendim.
Vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë dje në Zagreb, ndërsa tashmë dosja rikthehet për gjykim në Gjykatën e Dubrovnikut.
Kujtojmë që kjo gjykatë vendosi pak javë më parë që Ballisti të ekstradohet në Serbi, por avokati i Ismail Morinës e apeloi duke e dërguar në Gjykatën e Lartë.
Gjykata e Lartë vendosi rikthimin për gjykim duke bërë që rruga që do të vendosë ekstradimin e tij të jetë e gjatë.
Por edhe nëse Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Lartë do të vendosin ekstradimin, fjalën e fundit e ka ministri i Drejtësisë kroate.
Tashmë i hapet rruga këresës, që Morina bëri pak ditë më parë për azil politik në Kroaci duke vështirësuar akoma më shumë ekstradimin.
Serbia e akuzon për nxitje të urrejtjes mes dy vendeve pas ngritjes së dronit duke lëshuar fletë-arresti me qëllim ekstradimin e tij për ta gjykuar në Beograd.
Qeveria shqiptare ka lobuar fuqishëm që Ismail Morina të mos ekstradohet në Serbi, pasi i rrezikohet jetë.
Pak ditë më parë ministria shqiptare e Drejtësisë i dërgoi homologes së saj në Zagreb një raport me fakte dhe argumente se përse nuk duhet të ekstradohet Morina në Serbi.
Në raport argumentohet se kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Morinës është një kërkesë politike, ndërsa Ballistit i rrezikohet jetë nëse ekstradohet.
Ndërsa FSHF pak ditë më parë deklaroi se për cështjen që akuzohet Ballisti, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka marrë një vendim duke gjobitur Shqipërinë me 100 mijë Euro, duke e cilësuar të mbyllur.
Ismail Morina u ndalua para rreth dy muajsh në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, teksa po tentonte që të kalonte për në Itali.
Pas verifikimeve rezultoi se ishte në kërkim nga Serbia duke sjellë edhe arrestimin e tij dhe nisjen e proceseve gjyqësore.
/Shqiptarja.com

VIDEO