Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, i dorëzoi sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Kroacisë, Ivo Josipovi.
Ambasada e Shqipërisë në Kroaci njofton se ceremonia u zhvillua në Pallatin Presidencial të Kroacisë.
Pas ceremonisë së dorëzimit të Letrave Kredenciale, Presidenti Josipovic dhe Ambasadori Melo, patën një audiencë të posacme.
Ambasadori shqiptar në Kroaci, Ilir Melo i dorëzon letrat redenciale Presidentit kroat, Ivo Josipoviç
Z. Josipovi?, i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re z. Melo dhe më tej u zhvillua një bisedë në frymë tepër miqësore, gjatë të cilës u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, si dhe bashkëpunimi për çështje dypalëshe apo rajonale.
Melo nënvizoi se Kroacia, si vend i NATO-s dhe BE-së, është një shembull nxitje për Shqipërinë dhe vendet e rajonit dhe në këtë kuadër synohet forcimi i partneritetit midis dy vendeve, ku fusha e integrimit në BE mbetet prioritare.
ATSH
/Shqiptarja.com