Vlora dhe Shqipëria vijojnë të mbeten destinacione të preferuara dhe shumë të kërkuara nga turistët e huaj.
Kroçera MONET ka mbërritur këtë mëngjes në Portin e Vlorës me 43 turistë në bord, kryesisht nga Britania e Madhe, por edhe nga Gjermania, Irlanda dhe Ukraina. Itinerari i kësaj kroçere përfshin ndalesa në Greqi, Shqipëri dhe Kroaci, ndërsa në vendin tonë ajo ndalet në katër porte kryesore: Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin.
Moti i mirë i tetorit ka ndikuar që turistët të vazhdojnë të vizitojnë Shqipërinë edhe përtej sezonit turistik të zakonshëm, duke e bërë Vlorën një destinacion gjithnjë e më të kërkuar. Gjatë vizitave të tyre, turistët preferojnë të eksplorojnë sitet arkeologjike, por edhe atraksionet natyrore dhe kulturore përmes tureve ditore.
Kapiteni i kroçeres, Jozef Pacev, thekson se ky nuk është udhëtimi i parë i kroçeres MONET në Shqipëri. Në itinerarin e saj ajo përfshin disa vende të rajonit, ndërsa në Shqipëri qëndron në katër porte kryesore.
Sipas kapitenit, një tjetër udhëtim është planifikuar në fund të muajit tetor, ndërkohë që interesimi për Shqipërinë vazhdon të rritet, dhe prenotimet nuk mungojnë as përtej sezonit të zakonshëm.
Përveç kroçeres MONET, edhe kroçera të tjera ndërkombëtare kanë përfshirë tashmë Vlorën në itinerarin e tyre.
Komente









Ky nuk eshte kryqezor(krocera qe eshte italisht,ne shqip perkthehet kryqezor).Me 43 pasagjere e me kete madhesi,ky hyn te jahtet./Seven seas/ me 700 e ca pasagjere e me ate madhesine gjigande, qe erdhi para ca ditesh,ai po eshte kryqezor.S.d.q,ana pozitive eshte qe ata 43 pasagjere per nga financat e tyre vlejne sa 700 pasagjeret e /Seven seas/,sepse ndersa ne kryqezore udhetojne klasa te ndryshme,jahtet si /Monet/jane eskluzivisht vetem per te pasur.
PërgjigjuNe brindisi cdo dite ka nga nje crociere cdo dite qe eshte 300m e gjate e 60m e gjere me5000 pasagjere e nuk eshte lajm .tek ne perben lajm kjo anije me capacity sa nje familje !!!??
Përgjigju