TIRANE- Fiks Fare për disa ditë me rradhë ka zbuluar mënyrën e vjedhjes së pasurisë më të madhe minerale në Shqipëri. "Eshtë pjesë e një investimi disa mujor. Kemi punuar me disa grupe xhirimi, kamera të fshehta e gazetarë.  Shqetësimet që vijnë në emision janë të shumta, por ky, ishte një ndër më seriozët që u vlerësua edhe nga stafi ynë. Aty kanë humbur jetën shumë njerëz, dhe nivelet e korrupsionit janë të përmasave shumë të mëdha" thotë për shqiptarja.com, kryeredaktorja e emisionit "Fiks Fare" Denisa Haxhiaj.

HISTORIA

Gazetarët kontaktuan fillimisht me njerëzit që janë të punësuar në galeritë e Bulqizës, dhe zbuluan se minierat e kromit shfrytëzohen pa kriter, pasi për mbajtjen e galerive vendosen këmbë druri. Për pasojë, mali është bërë vrima vrima, pse jo, nën rrezikun se një ditë mund të shembet.
"Ka disa miniera të palicensuara, të cilat kryejnë transportin e mineralit për në Durrës me dokumente falso të firmave të tjera. Në shumë raste, ka pasur edhe konflikte e për këtë, përgjegjës është shteti që ka cuar palët në konflikt, pasi dy subjekteve u ka dhënë lejen në të njëjtën galeri, njërit për zbulimin e mineralit, e tjetrit për shfrytëzimin e tij" thotë për kameran e Fiks Fare një ndër punonjësit e galerive.
Një pronar i një firme kromi ka treguar se kishte aplikuar për të marrë licensën, por i kishin kërkuar 100 mijë euro, lekë të cilat nuk i kishte dhënë, çka e kishte detyruar më pas të hiqte dorë nga licensa.
Por sipas investigimit të Fiks Fare, kjo nuk e ka penguar këtë pronar që të vazhdojë punën për nxjerrjen e mineralit duke e mbledhur edhe në miniera të tjera të palicensuara dhe ta dërgojë atë për në Durrës, me dokumente të firmave të licensuara.

ZONA E HASIT

Një tjetër vend problematik që mblidhet minerali është edhe zona e Hasit. "Fiks Fare" investigoi pas një denoncimit të një pronari të një karriere me licensë në fshatin Vlahën, Has. "Kam një liçensë për shfrytëzimin e mineralit të Kromit të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë që në 20 Maj 1999. Kam bërë disa herë denocime të vjedhjes së kromit brenda kordinatave ku unë jam pajisur me leje, duke nisur nga pushteti vendor dhe në të gjithë organet ligjore të shtetit shqiptar. Dhe duke nisur që nga pushteti vendore e deri tek punonjësit e policisë së Hasit, Shkëlqim Koka dhe Azem Alia më janë kundërvënë që në momentin e marrjes së kësaj leje konform ligjit të shtetit për shfrytëzimin e një sipërfaqeje 24 ha. Kam paguar të gjitha detyrimet ligjore dhe taksat, si dhe sigurimin e punëtorëve. Këta zotrinj shoqërojnë njerëz të paligjshëm për të marrë mineralin në territorin e liçensës time dhe deri edhe në trasportin e tij. Kam bërë letra të gjithë insitucioneve që të shmangim konfklikteve mes njerëzve që në mënyrë të paligjshëm shfyutëzojnë kromin, por nuk kam gjetur mbështetje. Me datën 15 Tetor 2010 z. Azem Alia më ka dërguar furgonin e policisë në shtëpi e më ka arrestuar. Në organet e policisë Has më ka bërë presion, "t'i nuk ke të drejtë të bësh denoncime për njerëz që punojnë pa liçensë pasi edhe ata do hanë. Shiko punën tënde ose hiq dorë nga minerale. Unë jam përfaqësues i shtetit dhe përfaqësoj shtetin në Krumë. Se jam unë shteti, nuk të japë përparësi të vazhdoshj shfrytëzimin e këtij burimi në Vlahën lindore", thotë Rexhep Dauti, pronar i një karriere të licensuar në zonën e Hasit.
"Jam i zhgënjyer nga prefekti i Hasit, i cili është caktuar nga kryeministri për të mbrojtur si kryetar i Task - Force-s për tre rrethe për çdo problem që na shqetëson. Ai më ka kthyer përgjigje për të më konfliktuar me njerzit. Minerali vjen me një mjet me targa të Kosovës, shkarkohet në pikën e grumbnllimit të minierës së Cahanit Sh.P.K e më pas ngarkohet sërish e dërgohet në Durrës. Unë kam bërë denoncimin, por ja kanë dhënë për ndjekje komisariatit të Hasit, por ky komisarit nuk ka ndërhyrë, por vazhdon e mbron të palicensuarit. Azem Alia ka deklaruar se sa të jem unë nuk do punosh në atë zonë. I kam bër shkresë Drejtorisë së policisë së Durrësit, Drejtorisë së policisë së shtetit, prokurorisë Kukës, prokurorisë së përgjithshme , kryeministrit, presidentit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, por nuk kam gjetur mbështeje", tregon biznesmeni.
"Fika Fare" pas kësaj dëshmie nisi punën në terren, duke dokumentuar marrjen e mineralit nga firma të paliçensuara në Vlahën, dërgimin e tij në Has e më pas e paisjen me dokumenta të një firme tjetër e dërgimin e ngarkesës deri në portin e Durrësit. Gjatë bisedës me gazetarët drejtuesi i mjetit është shprehur se "ka dy vite që sillte krom në Durrës. Ai e sillte për në Fllakë, me dokumenta, por që vazhdimisht e shkarkonte në port. Gjatë rrugës nuk më ndalon policia. - është shprehur drejtuesi i mjetit,- pasi ata më njohin dhe se e dinë se sjell mineral të varfër. Ndërsa unë, ngarkoj mineral të pasur".
Ai u ka treguar gazetarëve se dërgimin e mineralit deri në Portin e Durrësit e kryen pa problem. Kjo pasi për shoqërimin e mallit përdor letrat e dajos së tij.
Minerali që vinte nga Hasi duhej edhe shkarkuar. Gazetarët biseduan me inspektorin e sheshit të portit, Flamur Kastrati. Gjatë bisedës Kastratati ka marrë përsipër "që për një vlerë prej 1.5 milionë lekësh t'u jepte gazetarëve 200 - 300 metra katror vend depozitimi dhe për futjen e ngarkesës së paligjshme të përdornin dokumentat e një firme tjetër.
Më pas gazetarët kanë investiguar një tjetër linjë të marrjes dhe shfrytëzimit të pasurisë kombëtare. Bëhet fjalë për dërgimin e kësaj pasurie nga Hasi për në Devë të Kosovës. Rexhep Dauti kishte denoncuar sërishtë trasportin e paligjshëm të kësaj pasurie drejt Kosovës. "Shoqëria Infom Metal Al - Plas me administrator Besnik Istrefin kryen këtë trasport" thotë Dauti. Për këtë, biznesmeni kishte depozituar dy herë denoncim në prokurorinë e Kukësit, dhe kishte marrë një përgjigje të tillë: "t'i mbro liçensën tënde se shteti e mbron vetë pasurine tij". Po kështu Dauti kishte kryer edhe denoncimin edhe tek tek Azem Alia dhe Shkëlqim Koka punonjës të komisariatit të Policisë Has dhe ata i kanë thën se "zhduku se ti po na sorollat sa herë denoncon".
Gazetarët kanë kontakltuar një nga pronarët e një karriere që dërgonte pikërishtë me këtë firmë mineralin në Devë të Kosovës. Pronari i mineralit të karrierës së paliçensuar Rexhep Cahani është shprehur se "e nxjerr mineralin në Cahan dhe e paiste me dokumentat e firmës së Besnik Istrefit e më pas e dërgonte në Devë të Kosovës duke e shitur atë". Ai ka treguar se ka mbështetjen e policisë dhe nesë është e nevojshme kromin mundet ta sillte edhe në Durrës me dokumenta fallco. Pas kësaj bisede gazetarët kanë ndjekur ngarkimin e kamionit në Has deri në Devë të Gjakovës. Kamioni me ngarkesë ka kaluar edhe doganën e Qafë Prushit me dokumenta të falsifikuara dhe nuk është ndaluar. Ndërsa bashkëpronari i fabrikës së pasurimit të kromit në Kosovë në bisedë me gazetarët tha se kishte disa licensa. "Kam 5 liçensa. Kam leje shfrytëzimi të minierave edhe në Bajram Curri. Nuk i kam rinorvuar lejet pasi më janë kërkuar lekë nga ana përfaqësueve të Taks Forcës, RSHMIT dhe Ministrisë së Ekonomisë" tregon ai.

PERFUNDIMI
E pas gjithë kësaj pune investigative, ku për vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve, janë të përfshirë prokurorë, doganierë, përfaqësues të portit, policë, e biznesmenë të korruptuar, në Prokurorinë e Përgjithshme, ka ende një dosje të plotë të hapur, por ende të painvestiguar, denoncimin e ish-kryekomisarit Shemsi Premçi, i cili, vetëm pse tentoi të denoncoi vjedhjen, e liruan nga detyrat dhe funksionet në policinë e shtetit, madje e paditën në organet kompetente për shpifje.

(Shkrimi u publikua ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)