Kronikë mbi Ponte Vekio të Firences!

Kronikë mbi Ponte Vekio të Firences!

Siç e ka marrë vesh i madh e i vogël yndyra e Kuvendit të Shqipërisë ndodhet në Itali për takime të nivelit të lartë. Na pritën kryetari i dhomës së deputetëve Fontana dhe ai i Senatit La Russa. Qamet ngrohtë e të dashur me Shqipërinë. Ju kemi si vëllezër more të uruar thanë! Çfarë t'ju duhet mos e mbani gojën përsëriten një zëri. Do vimen andej e do e marrim me nge. U gëzuam ne. Pastaj në fund bëni falë me shëndet Babos që po e qet në selamet atë anë të Ballkanit insistuan.

U gëzuan këta të mazhorancës, u mërzita unë. Unë këpus gjuhën e së bëj! Nejse para se të shkonim aty  u poqëm me monumentin e Skënderbeut në sheshin që mban emrin e tij në Romë. E takuam me mall e brengë. Sa na pa zbrit nga kali e na përqafoi një e nga një. Ja arbrit e mi rënkoi gëzimi. Po ky pyeti kur pa Kostën e Gramozit dhe të Lindës, arbër është se si i shkurtër për të qenë i tillë ? E po po mërmëritëm. E shikoni si vitet ma kanë shpuar përkrenaren dhe bronxi po me nxihet nga smogu? Pooo psherëtimë ne. I thoni Margeritit se e kam edhe si kushërirë nga Dajat të gjeje ca lek dhe të bëje një marrëveshje me këta italianet që të me bëjnë ndopak hyzmet.

Lindita gati qau kur i la një tufe me lule teksa i dha besen e Zotit që do i bëjne derman sterniperit që kaq lavdi u la peshqesh. Arben Pllumbi derisa mbërriti aty ishte gjithë qejf e i ëmbël me të gjithë. Befas u murretye! Çke e pyes. Une mendova tha mos është monumenti i Babos se ne atë kemi Skënderbe! Nuk mbaroi me kaq mërzia. Në kthim rrugë e gjate. Balona nisej nga Bologna. Udhës thamë të pimë një kafe në Firenze po për të zezën tonë u ndalem. Nuk thonë kot kiji frikë grekerit edhe kur bëjnë dhurata.

Në "ponte vechio" , ura e vjeter plasi zallamahia e shamata. Kosta u ndal të busti i Benvenuto Cellinit dhe po e shihte venger. Të krijonte pershtypjen se do e bënte copash. Ç'është ky mjekerr cjap tha me furi?! Po ç'ke o njeri hallalli i thashë ! Ketu do duhej busti i Babos vikati. Me gjasë do që quhet,Kosta i Babos , Gramozit dhe Lindites. I ka shkrepur në kokë kjo dalldi. Skënderbeu në Romë ai në Firenze. E degjoi Ermua , e drejte e drejte, po nuk do ishte keq që aty pranë të vihej edhe koka e Taos si njeri besnik i Babos dhe kesisoj perballojnë edhe monotoninë e turistve.

Unë për vete si lokalist mendova për Ulsiun se i ngjan kardinalit Maxarin por nuk e thashë nderrova mendje dhe propozova Elisen në qoshe të urës si Beatriçen për të zbutur klimen. Arben Pëllumbi u ndie ligsht. Mos tha dhe me shpulle i ra ballit. Kosta me volli mendimet bëzani , që nga Roma këtë propozim bluaja në kokë dhe një pikëllim si qefin e mbështolli e nuk bëri më vër me gojë. Piu dy paracetamol. Një tjetër tha pse nuk propozojmë tre klasiket e Rilindjes së bashku si vëllezërit Frashëri. U bëra kurioz ku e kishin llafin, po nuk gjenin dakordësi për emrat. Me zu pak si gaz. Më panë venger. Nuk duhen këta të opozitës me vete nëpër delegacione, janë pizevengjer mejtuan një zëri.

Desh mu turrën të me digjnin të gjallë si Savanarolen po ja tha Lindita ndaluni se nuk justifikojmë dietat pastaj, kush paguan për të. Aty u mblodhën dhe u hoqën mënjanë e më lanë të lirë. Kur shkuam ndanë statujës së Davidit të gjithë  ramë dakord, gjetëm paqen dhe u pamë në sy. Ky i ngjaka Tigrushit për nga viriliteti dhe dëlirësia dhe në vend të zorzopit David shihnim Tigrushin. Rruga vazhdon.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari