Holanda ishte ekipi i parë nga zona e Evropës që u kualifikua për në kampionatin botëror të Brazilit që do të zhvillohet vitin tjetër.

Por legjenda e ekipit tulipan, Johan Kruif nuk shprehet shumë optimist për arritjen e Holandës në këtë fazë, pasi sipas tij puna që ka për të bërë përpara është shumë e madhe, pasi Brazili është ende shumë lart. “Ne duhet të jemi të lumtur nëse arritëm në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Mendoj se arritja më e madhe për Holandën do të jetë kualifikimi në fazën e eliminimit direkt. E ndoqa Brazilin në Kupën e Konfederatave dhe mendoj se ata mund ta shtypin Holandën. Ne kemi vetëm një mundësi ndaj tyre, nëse luajmë në mënyrë të zgjuar” deklaron Johan Kruif.


d.b/shqiptarja.com