Një person është arrestuar nga policia ditën e sotme në Krujë.
 
Gjatë një kontrolli të ushtruar nga Policia e Krujës në fshatin Mafsheq u konstatuan 300 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Bimët e konstatuara janë filmuar dhe fotografuar, ku edhe u asgjësuan me anë të djegies.

Policia ka arrestuar Ismail Ferra, 69 vjeç i cili dyshohet si kultivues i bimëve narkotike, si edhe po procedohen në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit, G.F. 53 vjeç dhe B.F. 65 vjeç.
 
Sipas policisë operacioni i monitorim - kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com