Nëntë parcela me 1030 rrënjë kanabis sativa, u zbuluan dhe më pas u asgjësuan me djegie në fshatrat e Krujës. Për tre nga këto parcelat policia ka shpallur në kërkim një person, ndërkohë që kërkon të identifikojë pronarët e parcelave të tjera. Sipërfaqet me bimë narkotike, ishin evidentuar më parë me anë të monitorimit nga ajri.