KRUJË - Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë gjatë një operacioni për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të koduar “Kurtcaj”, kanë asgjësuar rreth 2 mijë rrënjë kanabis.
 
Bimët narkotike u zbuluan gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Nikel, në faqen e malit Kurtcaj të rrethit Krujë, ku u konstatuan 27  parcela  me  rreth 2013 rrënjë bimë narkotike,në një lartësi 50-160 cm.
 
Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)