KRUJE - Një fabrikë këpucësh në qytetin e Krujës është përfshirë nga flakët gjatë mesnatën së të martës.

Sipas të dhënave të policisë sipërmarrja është pronë e shtetasit Muharrem Hoçja dhe e një biznesmeni italian. Zjarri i fuqishëm ka djegur pothuajse të gjitha makineritë e fabrikës.

Sipas njërit prej pronarëve të saj zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme.

Policia po heton nëse ngjarja ka ndodhur nga ndonjë konkurrent. Ndërkohë që dëmi përllogaritet më shumë se 2 milionë lekë.

Redaksia online
(eç/em/shqiptarja.com)