Dy persona të maskuar dhe me armë zjarri kanë grabitur mëngjesin e kësaj të diele një pikë karburanti në afërsi të Fushë-Krujës.
Sipas kallëzimit të bërë nga roja i karburantit, grabitësit kanë marrë 14 mijë lekëve, shumë kjo e xhiros ditore. Ai ka thënë se është kanosur nga autorët dhe nën shtrëngimin e armëve maskat kanë bastisur arkën e karburantit.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak.
Më datë 24.12.2017, roja i një karburanti në rrugën e Rinasit ka bërë kallëzim pasi dy persona të maskuar dhe dyshuar me armë zjarri me anë të kanosjes i kanë marrë rreth 14 000 lekë të xhiros. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com