Krujë, rruga e keqe izolon banorët  
Të sëmurët transportohen në krah 

Krujë, rruga e keqe izolon banorët  <br />Të sëmurët transportohen në krah 
Afro 300 banorë të fshatit Miliskaje në Krujë detyrohen të jetojnë të izoluar për gjatë muajve të dimrit për shkak të mungesës së rrugës.

Banorët detyrohen të transportojnë të sëmurët në krah për afro 5 kilometra pasi mjetet motorike e kanë të pamundur të shkojnë në këtë fshat. 

Banoret e fshatit Miliskaje detyrohen të jetojnë të izoluar për gjatë muajve të dimrit. Shkak është rruga që lidh kërtë fshat me zonën urbane, pasi me fillimin e reshjeve kjo rrugë bëhet e pakalueshme.

Banorët ankohen se nuk munden as të shkojnë në spital në rast sëmundjeje, madje edhe në në një rast vdekjeje, rruga është bërë penges për mbërritjen e trupit të pajetë në banesë për nderimet e fundit. 

Po ashtu edhe ne raste te tjera semundjesh apo urgjencash jane ku janë detyruar t’i transportojne te semuret ne krah.
 
Ky fshat ka 50 shtepi dhe nje popullsi prej 300 banoresh. Problem i madh është edhe transportimi i fëmijëvë për në shkollë, pasi atë ua mundëson vetëm një mjet aspak i përshtatshëm për këtë shërbim.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator