Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Krujë, pasi kanë vjedhur në servisin e një 37 vjeçari në Fushë-Krujë.

Tre të rinjtë e arrestuar, Edgar Xhepuzi 31 vjeç, Armando Xhepuzi 26 vjeç, Emirjan Lika 35 vjeç, kishin vjedhur rreth një muaj më parë, goma automjetesh të markave të ndryshme në një servis.

Gjithashtu sipas njoftimit të policisë është shpallur në kërkim edhe 23 vjeçari A.Gj, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor me tre të arrestuarit.
 
Katër të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth një muaj më parë,  në Fushë-Krujë kanë vjedhur goma autoveturash të markave të ndryshme, në servisin e shtetasit K.B., 37 vjeç, ku disa prej gomave të vjedhura u gjetën në servisin e Emirjan Lika, i arrestuar nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale " Vjedhja".

Gjithashtu për Emilian Lika rëndon akuza për " Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

kruje1
Gomat e vjedhur në servis

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com