KRUJË- Një 20- vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
 
Në pranga ka rënë Anxhelo Mehmeti 20 vjeç me precedent të mëparshëm penal.
 
Policia ka sekuestruar 60 fidanë kanabis, 55 bimë kanabis si dhe një armë zjarri pushkë model 63.
 
Mësohet se kanabisi ishte mbjellë në fshatin Kameras, në breg të lumit ku dhe Mehmeti kishte përshtatur një ambient në të cilin qëndronte për të mbikëqyrur tokën.
 
Pas arrestimit të Mehmetit, policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)