Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës, pasi ka plagosur me kosore një person. Konflikti ka ndodhur një fshatin Gramëz në Krujë, ku shtetas B.K ka goditur me mjet të mprehtë për motive të dobëta, E. L.(K.), 39 vjeç, banues në Arrameras. 39-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
‘Goditi me mjet të mprehtë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 46-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Krujë, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjet të mprehtë (kosore), për motive të dobëta, shtetasin E. L.(K.), 39 vjeç, banues në Arrameras, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë me të cilin dyshohet se është goditur 39-vjeçari. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.