DURRES-Të paktën dy persona janë arrestuar, 7 të tjerë janë ndaluar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas tentativës për vrasje me eksploziv ndaj Gentian Bejtjës më 19 shtator të këtij viti.
Në pranga kanë rënë Klaudio Ismailaja dhe Astrit Rryçi, janë ndaluar Edison Pula, Edison Bami, Arjan Ademi, Fadjol Anamali, Muharrem Sheta, Ilir Caca, e ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Oltjon Caca.
Nga atentati me eksploziv i 19 shtator të 2016, Gentian Bejtja ka mbetur i plagosur. Gentian Bejtja nuk është një emër I panjohur për drejtësinë shqiptare. Gentian Bejtja njihej edhe si mik i Enver Stafukës, i cili u rrembye vite me pare dhe rezulton i zhdukur.
35-vjeçari dyshohet se së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.
Por po ashtu Bejtja, ish-polic i burgut të Fushë- Krujës, është i njohur për policinë për precedentë penalë në krimet ndaj pronës.
Bejtja është arrestuar disa herë për armëmbajtje pa leje, për krime kundër pronës, por edhe për vjedhjen e automjetit të përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt, por pas procesit gjyqësor në Durrës, gjykata e shpalli atë pafajshëm.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO