Banorët e fshatit Bilaj kanë  telefonuar në emisionin e mëngjesit  në Report tv ku shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e ujit dhe të infrastrukturës. Menjherë pas kësaj telefonate, report Tv është gjendur në këtë fshat për të marr apelin e tyre. Banorët thonë se ka mbi 25 vjet që fshati Bilaj i bashkisë Krujë nuk ka ujë të pishëm. Ata thonë se kanë hapur puse për të siguruar ujin për familjet e tyre, por uji i puseve nuk është i pishëm.

“Skemi as ujë të pijshëm as një lloj kushti. Që prej 90- tës nuk kemi ujët të pijshëm, çka kemi bërë me shprnzimet tona. Premtun çdo votim, çdo herë që janë votimet, njëri më fortë se tjetri, ujë të pijshëm shtëpi më shtëpi”, shprehet një prej banorëve.

 Për të marrë ujin e pijshëm banorët detyrohen të shkojnë për të mbushur ujë në pusin 330, i cili është në territorin e këtij fshati, por ujin e dërgon në Durrës. Ndër të tjera banorët thonë se në fshatin e tyre ka mungesë edhe të infrastrukturës rrugore.

“ Jemi duke viajtur për pikën e ujit të zinjtë e ullinit. Nuk kemi ujë tash e 25 vjet. Asnjë llojë kondite. Në prag fushate vinë na marrin me të mira, do t’ju ndihmojmë, do t’ju sjellim ujin, do t’u ndihmojmë me buqësinë, do ecim para. Ne para ecim me këmbë po, por me jetë mbrapa”, thotë një tjetër banore.

Kjo preblematikë është ngritur disa herë nga banorët, por përveç premtimeve në kohë fushate, reale nuk është bërë asgjë. Kandidatët për deputet apo kryetar bashkie gjithnjë janë mbeshtetur në premtimet e ujit dhe infrastrukturës, por pasi marrin mandatet gjithçka venitet për këta banor.

Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com